• Dhermi, kerkohet Inxhinier QA

Dhermi - Palase
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier QA
Departamenti: HSE & QA
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë. Ndjek zbatimin e procedurave me nënkontraktorët, procesin e testeve laboratorike për kampione të ndryshme materialesh dhe sigurohet që çdo gjë është në përputhje me standardet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Siguron se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
  • Përmirëson dhe implementon procedurat e kompanisë;
  • Ndjek çdo kantier për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
  • Ndjek procesin që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licensuar nga DPSH.
  • Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
  • Përgatit dosjen e cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
  • Ndjek zbatimin e cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Harton recepturat për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
  • Harton proces-verbale për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
  • Plotëson dokumentacionin përkatës të cilësisë për çdo objekt;
  • Ndjek kontrollin e cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
  • Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
  • Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
  • Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
  • Në mënyrë periodike kryen inspektime të punimeve dhe detajeve teknike për cilësinë dhe përgatit raporte teknike;
  • Ndjek cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Aprovon materialet që implementohen në kantiere;
  • Përpara dorëzimit të punimeve kryen inspektime për cilësinë në njësitë/punimet që dorëzohen tek investitori;
  • Përgatit periodikisht 2 herë në muaj, Raport Teknik për punimet dhe materialet për Construction Manager dhe Project Manager Rajonal;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi
Kualifikime të tjera:
  • Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
  • Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj).
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: Mane TCI - Inxhinier QA in Palase (zohorecruit.eu)
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 08/04/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top