• Dhermi, kerkohet Inxhinier HSE

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier HSE
Departamenti: HSE & QA
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri HSE është përgjegjës për ndjekjen, monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për stafin e kantierit. Inxhinieri koordinon të gjithë punonjësit e kompanisë, si dhe kontraktorët e personat përgjegjës të tyre, sigurohet që kompanitë i përmbushin kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Të sigurohet që stafi i kantierit dhe kontraktorët të cilët punojnë në projekt, të përmbushin kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
  • Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
  • Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE, si dhe të ndikojë në përmirësimin e tyre në kuadër të zhvillimit të kompanisë dhe stafit;
  • Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
  • Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet e kantierit lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Të kryejë DVR për çdo kantier së bashku me grupin e ngarkuar nga kantieri, të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
  • Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
  • Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
  • Të ndihmojë në hartimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit;
  • Të ndihmojë në hartimin e Planit Operativ të Sigurisë;
  • Asiston stafin e kantierit mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
  • Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier;
  • Të bashkërendojë me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;
  • Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

Kualifikime të tjera:
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin;
  • Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;
  • Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë të akredituar nga institucionet shtetërore;
  • Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personalë;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: Mane TCI - Inxhinier HSE in Palase (zohorecruit.eu)

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 08/04/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top