Design Coordinator Balfin Development
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Inxhinieri
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Koordinator Projektimi
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i projektimit ka si detyrë kryesore koordinimin në tërësi të procesit të hartimit të projekteve, bazuar në udhëzimin e drejtuesit të “Njësisë” dhe informimin e vazhdueshëm të palëve të tjera të përfshira në proces për kërkesat dhe ecurinë e procesit, sipas fazave të hartimit të projektit (nga projekt ideja, projekti për leje dhe deri në projektin e zbatimit).
Gjithashtu ndjek, plotëson dhe dorëzon, dosjen e plotë të projekteve dhe dokumentacionit tekniko-ligjor, të nevojshëm për aplikime për leje zhvillimi dhe/ose ndërtimi dhe dosjen e plotë të projektit të zbatimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Koordinon procesin e projektimit sipas fazave të përcaktuara të projektit;
- Harton detyrën e projektimit, për përcaktimin e projektuesve bazuar në kërkesat e projektit, koston financiare dhe kohëzgjatjen e tij;
- Koordinon dhe asiston teknikisht Departamentin e Prokurimeve për përcaktimin e projektuesve bashkëpunëtore të jashtëm, për të gjithë disiplinat e përfshira në projekt;
- Harton pjesën teknike të kontratave të shërbimit për projektet e të gjitha disiplinave;
- Kontrollon projektet e dorëzuara nga projektues sipas fazave të dorëzimit të përcaktuara në kontratën e shërbimit;
- Harton raporte periodike mbi gjendjen e projekteve dhe ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
- Monitoron kontratat e projektimit me projektuesit;
- Merr në dorëzim projektet nëse janë në përputhje me (i) detyrën e projektimit (ii) kontratën e shërbimit (iii) planet dhe lejet e miratuara dhe (iv) bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
- Koordinon dhe ndjek procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projekteve dhe dokumentacionit tekniko-ligjor të kërkuar për leje zhvillimi dhe/ose leje ndërtimi. Gjithashtu koordinon procesin e aplikimit për leje në rastet kur ky aplikim bëhet nga kontraktorë të jashtëm;
- Koordinon procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projektit të zbatimit, ndjek procedurat e dorëzimit të saj në kantierin e ndërtimit dhe ndjek me projektuesit e kontraktuar, procedurat e rishikimit të projektit për përmirësimin e zbatueshmërisë të tij, sipas kërkesave të kantierit të ndërtimit;
- Koordinon dhe përgatit informacionet e nevojshme, për Departamentin e Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimit të tyre;
- Organizon takimet me palët e treta të përfshira në projekt dhe është përgjegjës për ndjekjen e vendimeve të dala prej tyre;
- Jep mbështetje teknike në përgatitjen e paketave te tenderimit, bazuar në specifikimet e projektit dhe detyrën e projektimit;
Kualifikime të tjera:
- Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;
- Aftësi në koordinim dhe organizim në procesin e projektimit;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi kreative ne projektim dhe në sugjerimimin e përmirësimit të projektit;
- I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;
- Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
- Njohje shume e mire e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
- Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...02699151/Design-Coordinator?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 19/12/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp