• DERBI I MADONINËS NDEZ “IL CALCIO” FUNDJAVË SPEKTAKOLARE NË SERIE A

Tirane
hNSJzbK.jpeg



DERBI I MADONINËS NDEZ “IL CALCIO”

FUNDJAVË SPEKTAKOLARE NË SERIE A


Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS.

Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1, të dielën, në orën 20:45, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën sërish. Këtë herë për javën e 12-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë.

apWPPmF.jpeg



Zikaltrit” dhe “Djajtë e Kuq”, dy rivalët e përjetshëm, të dy në garë për kreun e SERIE A, i pret një tjetër sfidë.

Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është dueli i njëmijë e një emocioneve dhe aty shkohet vetëm për të fituar.


Por është edhe ndeshja më e shumëpritur nga të gjithë fansat shqiptarë të futbollit Italian, ku tifozeria shkon përtej ngjyrave të një fanelle.

SWqzbwm.jpeg



Por kjo fundjavë është e mbushur me emocione dhe “Il Calcio” do të dhurojë spektakël marramendës jo vetëm me “Derbi della Madonnina”. Të shtunën, Juventusi udhëton drejt Firenzes për t’u përballur me Fiorentinën në një fazë tejet të vështirë në kampionat, kurse Napoli kampion pret në “Diego Armando Maradona” Atalantën e Berat Gjimshitit, që kërkon të rikthehet sërish te shkëlqimi.

HUHTnr5.jpeg



Të gjitha emocionet e pakrahasueshme që dhuron kampionati italian përcillen në kohë reale në LIVE SHOW të dedikuar SERIE A SHOW, për një panoramë të plotë dhe ekskluzive të përvojës që vjen nga fushat dhe prapaskenat italiane.

WjWZj21.jpeg



Për të gjithë tifozët shqiptare SERIE A e sjell vetëm TRING SPORT, platforma më e madhe sportive, njëherësh edhe zotëruese e paketës më gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

MZF2Y1s.jpeg



Më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj, me një ofertë fenomenale që nuk duhet humbur, duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.

Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen...

t2Pia7T.jpeg
 
Back
Top