• Data Entry në Financë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Data Entry
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Finance-Banke | Sigurime
  4. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995.

Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.

Eurolab ka shpallur vakant pozicionin: "Data Entry në Financë".

Data Entry në Financë është përgjegjës për regjistrimin e saktë dhe në kohë të të dhënave financiare në sistemet e kompanisë, duke mbështetur proceset e kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Detyrat​

• Regjistrimi i faturave të blerjes në sistemin financiar Navision;
• Verifikimi i saktësisë së dokumentacionit financiar;
• Organizimi dhe arkivimi i dokumenteve;
• Të raportojë faturat mbi buxhet dhe të marrë miratimet përkatëse përpara regjistrimit;
• Mbështetje për departamentin e financës në përgatitjen e raporteve;
• Koordinim me stafin përgjegjës për plotësimin e informacionit të munguar;

Kualifikimet​

Kualifikimet dhe kërkesat:
  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2);
  • Njohuri shumë të mira të proceseve financiare dhe kontabël;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e Excel-it dhe sistemeve financiare;
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi shtesë në përputhje me kërkesat e rolit;
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup;
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës;
  • Integritet dhe korrektësi në trajtimin e informacionit financiar;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion dhe për të respektuar afatet.
Avantazhet:
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 1 vit;
  • Njohuri mbi procesin e fiskalizimit;
  • Njohuri të programeve financiare (p.sh. Financa 5, Alpha, Navision, etj.)

Mënyra e Aplikimit

Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën hr@eurolabinternacional.com.

Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.

Shënime
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi,
në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008)
Për mbrojtjen e të dhënave Personale
 


Apply
Back
Top