• DABAR LIGHTING KERKON SHITES/E – MENAXHER/E SHOWROOMI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
DABAR Lighting, showroom i specializuar në ndriçim dekorativ dhe teknik, kërkon të zgjerojë ekipin me një *Shitës/e – Menaxher/e Showroomi*.

Kërkojmë një djalë ose vajzë energjike, komunikues/e dhe ambicioz/e, me fokus të fortë te shitja, krijimi i marrëdhënieve me klientët dhe zhvillimi i portofolit të showroomit.

-Fokusi kryesor i pozicionit

* Shitja e produkteve të ndriçimit dekorativ dhe teknik;
* Këshillimi i klientëve për zgjedhjen e produkteve dhe zgjidhjeve të përshtatshme;
* Krijimi dhe ndjekja e ofertave, porosive dhe kërkesave të klientëve;
* Ndërtimi i marrëdhënieve me arkitektë, projektues, kompani ndërtimi dhe klientë individualë;
* Ndjekja aktive e klientëve deri në finalizimin e shitjes;
* Arritja e objektivave të shitjes dhe rritja e volumit të showroomit.

- Detyra të tjera

* Mbajtja e showroomit të organizuar dhe e produkteve të prezantuara në mënyrë profesionale;
* Kontrolli bazë i stokut dhe koordinimi me magazinën për disponueshmërinë e artikujve;
* Bashkëpunimi me ekipin për porositë, furnizimet dhe projektet e klientëve;
* Përgatitja e dokumentacionit bazë: oferta, porosi, fatura dhe arkëtime.

- Kërkesat

* *Arsim i mesëm profesional në fushën elektrike preferohet; arsimi i lartë përbën avantazh.*
* Aftësi shumë të mira komunikimi, shitjeje dhe negocimi;
* Aftësi për të kuptuar nevojat e klientit dhe për t’i kthyer ato në një zgjidhje konkrete;
* Njohuri bazë mbi ndriçimin: LED, lumen, fuqi, temperaturë ngjyre dhe përdorim i ndriçimit në ambiente të ndryshme;
* Aftësi për të punuar me çmime, oferta, arkëtime dhe dokumentacion;
* Njohuri bazë për stokun, magazinën dhe porositë;
* Përdorim i mirë i kompjuterit dhe programeve bazë të punës;
* Seriozitet, korrektësi, paraqitje profesionale dhe dëshirë për të mësuar.

*Përparësi do të kenë kandidatët me eksperiencë në shitje dhe në sektorin e materialeve elektrike*, ndriçimit, automatizimeve, çelësave dhe prizave, kabllove, kuadrove elektrike, materialeve të ndërtimit ose produkteve teknike.

Ofrojmë trajnim mbi produktet, ambient modern pune dhe mundësi zhvillimi profesional, me rol aktiv në rritjen e DABAR Lighting.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në: hr@dabar.al ose Nr.tel 0684006141
 


Apply WhatsApp
Back
Top