• Customer Relationship Manager Individual Junior, Dega Divjakë

Divjake
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Customer Relationship Manager Individual Junior, Dega Divjakë


Pozicioni: Customer Relationship Manager Individual Junior, Dega Divjakë
Rajoni: Perendimit
Divizioni: Retail

Objektivat Kyçe

Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.

Objektivat e Riskut Operacional
  • Të kujdeset që çdo transaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.
Përgjegjësitë KYC dhe AML
  • Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj;
  • Zbaton me përpikmëri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ;
Rolet & Përgjegjësitë Kryesore
  • Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankë
  • Të manaxhoja marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit,
    SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjeter të ri të hedhur në treg nga banka.
  • Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti.
  • Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit.
  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
  • Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave.
  • Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.
  • Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve
    si edhe për të mbledhur informacion nga burime të ndryshme mbi lajmet me të fundit rreth konkurrencës. Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës në treg.
Kualifikime të Nevojshme
  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
  • Të pakten 1 (një) vit eksperiencë pune në dhënien e kredive në sistemin bankar. Të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune në sistemin bankar.
  • Të njohë Procedurat dhe Rregulloret në fuqi në lidhje me shërbimet dhe produktet bankare
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe analitike
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi
  • Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 02 Shkurt 2023.
 


Apply
Back
Top