• Commercial Coordinator for Independent Retail (Franchize)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Eksperienca
vetem me eksperience
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 93 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Koordinator/e
Departamenti: Independent Retailer

Vendodhja: Tiranë.

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:• Asiston në të gjitha aktivitetet e përditshme të departamentit përkatës për të siguruar nëse funksionion me efikasitet maksimal dhe në përputhje me standardet dhe procedurat e departamentit.

Përgjegjësitë kryesore:
• Të kryejë analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë;
• Asiston në aplikimin e strategjive për kategoritë bazuar në strategjinë e kompanisë;
• Të jetë njohës i mirë në lidhje me produktin; Të kërkojë për produkte tëreja të cilat do të ndhmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë;
• Të përzgjedhë dhe listojë furnitorët;
• Asiston në përgatitjen dhe planifikimin- implementimin e produkteve nërafte;
• Bashkëpunon me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale; Tëzbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe atë Operacional;
• Të punojë me Departamentin e Shitjeve për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, dorëzimin si dhe të zgjidhë cmimet apo cdo problem tjetër;
• Të bashkëpunojë me Operacionalin dhe Menaxherët e Dyqaneve për tëpërditësuar markat dhe nevojat e dyqaneve;
• Duhet të bashkëpunojë me Departamentet e tjera si Marketingun, Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet, IT dhe Ekspansionin për zgjidhjen e problemeve të ndryshme;
• Të njohë dhe të përdorë shumë mirë sistemin operues, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
b. Eksperiencat e punës: Të ketë përvojë te ngjashme pune minimalisht 2 vite.
Aftësi të tjera:
Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
Të jetë i aftë që të punojë nën presion;

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top