Civil Works Supervisor
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh - Inxhinier Ndërtimi
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrësi i Punimeve Ndërtimore është përgjegjës për mbikëqyrjen teknike dhe kontrollin e zbatimit të punimeve në kantier, duke siguruar realizimin e projektit në përputhje me projektin e miratuar, specifikimet teknike, standardet e cilësisë, afatet e përcaktuara dhe kërkesat kontraktuale.
Pozicioni ka rol kyç në garantimin e cilësisë së ndërtimit, koordinimin teknik të procesit të zbatimit dhe raportimin periodik mbi ecurinë e projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Ndjek procesin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit dhe dokumentacionin teknik përkatës.
- Njeh dhe zbaton kërkesat e kontratës së sipërmarrjes, projektit të miratuar dhe akteve administrative që lidhen me zhvillimin e projektit.
- Mbikëqyr realizimin e punimeve në përputhje me projektin e miratuar në Lejen e Ndërtimit dhe specifikimet teknike.
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve të realizuara në kantier.
- Verifikon që materialet e përdorura në objekt të jenë në përputhje me projektin dhe standardet teknike.
- Kërkon, koordinon dhe ndjek realizimin e testeve laboratorike dhe provave teknike për materialet dhe elementët ndërtimorë, sipas volumit të punimeve të realizuara.
- Monitoron realizimin e grafikut të punimeve dhe progresin e projektit, duke raportuar periodikisht mbi ecurinë e tyre.
- Identifikon problematikat teknike dhe devijimet nga projekti i miratuar, duke përgatitur raportet përkatëse dhe duke informuar menjëherë strukturat drejtuese.
- Koordinon komunikimin teknik ndërmjet kontraktorëve, projektuesve dhe stafit të projektit.
- Merr pjesë në inspektime, kolaudime dhe procese të dorëzimit të punimeve.
- Monitoron dhe siguron respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier.
- Ofron asistencë dhe konsulencë teknike për çështje që lidhen me zbatimin dhe menaxhimin e projektit.
- Përgatit raporte periodike teknike për Menaxherin e Projektit.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, niveli MSc
Kualifikime të tjera:
- Eksperiencë minimumi 10 vite në zbatim punimesh ndërtimore.
- Eksperiencë minimumi 3–5 vite në mbikëqyrje punimesh.
- Njohuri shumë të mira të projekteve teknike, dokumentacionit të zbatimit dhe legjislacionit të ndërtimit.
- Aftësi për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në kantier.
- Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve Microsoft Office, AutoCAD dhe Microsoft Project
- Njohja e programeve të tjerë të fushës përbën përparësi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
- Pajisja me licencë profesionale për mbikëqyrje punimesh përbën përparësi.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...4026/Civil-Works-Supervisor?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 12/06/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply WhatsApp