Chief Accountant | Balfin Development
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Kontabilitet | Audit
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Shef Kontabiliteti
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Shefi i Kontabilitetit duhet të kontrollojë të gjitha operacionet e kompanisë, duke siguruar integritetin financiar, përputhshmërinë me rregulloret dhe eficiencën e proceseve të raportimit. Ky rol është thelbësor për menaxhimin e transaksioneve financiare të kompanisë, koordinimin me auditorët dhe luan një rol aktiv për të ndihmuar në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së përgjithshme të kontabilitetit.
Përgjegjësitë kryesore:

- Siguron regjistrime të sakta dhe të përditësuara të të gjitha transaksioneve financiare dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit dhe korrespondencave fiskale;
- Kontrollon regjistrimet kontabël, llogaritë e pagueshme, të arkëtueshme, listëspagesën dhe taksat për të siguruar saktësinë dhe plotësinë e librit të madh;
- Koordinon me ekipin e financës për përfundimin e proceseve kontabël dhe fiskale brenda afateve të paracaktuara;
- Siguron përpilim të saktë dhe në kohë të deklaratave tatimore (Tatim Fitimi, TVSH, etj.) dhe ruan dokumentacionin e duhur për argumentimin e situatës fiskale ndaj auditorëve;
- Raporton periodikisht tek menaxheri mbi situatën progresive tatimore, si: librat tatimorë, TVSH, tatimi në burim, tatimi mbi të ardhurat e korporatës, etj;
- Përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me SNRF, legjislacionin tatimor dhe politikën kontabël të grupit;
- Përgjegjës për përgatitjen e paketave të raportimit financiar dhe të biznesit për menaxhimin, aksionerët, institucionet kredituese dhe organet tatimore në formatin dhe frekuencën e kërkuar;
- Krijon një linjë të mirë komunikimi me përfaqësuesit tatimor dhe është personi përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre marrëdhenieve;
- Koordinon me auditorët e brendshëm, të jashtëm ose tatimorë për kryerjen e proceseve të auditimit periodik;
- Përditësohet rregullisht me ndryshimet e legjislacionit tatimor që afektojnë operacionet e biznesit dhe informon ekipin e financës dhe menaxhimin për ndryshimet;
- Zhvillimi dhe zbatimi i proceseve efektive të dokumentacionit tatimor për të siguruar pajtueshmërinë dhe transparencën;
- Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat kontabël për të përmirësuar saktësinë, cilësinë arritjen e afateve kohore;
- Ofron planifikim strategjik tatimor për optimizimin e detyrimeve tatimore;
- Analizon transaksionet e kompanisë me pasuritë e paluajtshme dhe këshillon mbi implikimet tatimore;
- Mikëqyr dhe udhëzon ekipin e kontabilitetit për çështjet tatimore dhe pajtueshmërisë fiskale;
- Mbështet menaxherin e financës në iniciativat e digjitalizimit të proceseve financiare (ERP, Bi, etj.),
- Asiston menaxherin e financës në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe përditësimin e tyre, hartimin e buxheteve duke ofruar ekspertizë fiskale në proces;
- Trajnon rregullisht stafin e kontabilitetit për çështjet që lidhen me taksat dhe kërkesat e pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor ne fuqi.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Kontabilitet/Finance;
Kërkesat:
Kërkesat:
- Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet, idealisht të paktën 3 vite në një rol drejtues ose menaxherial në sektorin e pasurive të paluajtshme ose investimeve;
- Njohuri të thella mbi IFRS, legjislacionin tatimor dhe praktikat e kontabilitetit të investimeve në pasuri të paluajtshme;
- Aftësi të thelluara analitike dhe aftësi për të interpretuar dhe paraqitur të dhëna financiare komplekse në mënyrë të qartë;
- Njohuri të avancuara në software kontabël (p.sh., Financa 5) dhe aftësi të shkëlqyera në Excel;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lidershipi;
- Preferohet të ketë Certifikim në CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme;
- Orientim ndaj detajeve dhe i organizuar me përkushtim ndaj saktësisë;
- Te menduarit ne menyre stategjike, i aftë për të identifikuar dhe adresuar rreziqet dhe mundësitë financiare;
- Zgjidhës proaktiv i problemeve me qasje të orientuar drejt rezultateve;
- Aftësi për të menaxhuar prioritetet konkurruese;
- Njohuri të gjuhës angleze;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...0002621048/Chief-Accountant?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 21/11/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Apply WhatsApp