• Chef de Partie - SALT Green Coast

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për:
  • Kuzhinier/e - SALT Green Coast
Roli dhe përgjegjësitë;
• Pergjegjes per gatimin e artikujve ushqimore sipas recetave, standarteve dhe udhezimeve te percaktuara nga restoranti;
• Sigurohet qe te gjitha pjatat te pergatiten sipas standarteve me te larta te cilesise dhe prezantimit;
• Pergjegjes per menaxhimin dhe mbikeqyrjen e puneve ne sektorin e tyre;
• Sigurohet qe te gjitha pajisjet dhe perberesit e nevojshem te jene te disponueshem;
• Kujdeset per nje ambient pune sa me te paster dhe higjenik;
• Pergjegjes per ruatjen e standarteve te larta te cilesise ne pergatitjen e ushqimeve, duke siguruar qe te gjitha ushqimet te gatuhen ne temperaturen e duhur, te kene strukturen, shijen e duhur dhe te jene terheqes vizualisht;
• Bashkepunon me kuzhiniere te tjere per te arritur nje sherbim te mire dhe cilesor, duke komunikuar ne menyre efektive, te delegoje detyra kur eshte e nevojshme dhe te ndihmoje kuzhinieret e tjere sipas nevojes;
• Trajnon dhe monitoron kuzhinieret e rinj ne sektorin e tij, duke ndare njohurite dhe teknikat e kuzhines;
• Mbajne nje mjedis pune pozitiv dhe profesional.

Kualifikimet:
• Diplomë profesionale në Kulinari, Shkolle Kuzhine ose fusha te ngjashme, trajnime të ndryshme;
• Përvoje e mëparshme si Kuzhinier;
• Njohuri të gjëra të llojeve të peshkut, ushqimeve te detit dhe përbërësve të sushit;
• Aftësi për zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
• Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
• Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
• Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.


Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: hr@rhg.al.
Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
 


Apply WhatsApp
Back
Top