• Chef de Partie - SALT Green Coast, Palasë

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Si Chef de Partie në SALT, çdo pjatë tregon një histori dhe ti do të luash një rol kyç në krijimin e këtyre përvojave të paharrueshme. Me aftësitë, lidershipin dhe pasionin tënd për precizionin, do të kontribuosh në reputacionin tonë për ekselencë. Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Ruajtjen e niveleve të duhura të mise en place për të garantuar një rrjedhë të qetë gjatë shërbimit, me fokus në cilësi, konsistencë dhe prezantim;
  • Kontrollin e mallrave hyrëse për cilësi dhe saktësi, sigurimin e ruajtjes korrekte dhe monitorimin aktiv për reduktimin e mbetjeve;
  • Kryerjen e kontrolleve të përditshme të higjienës dhe garantimin që të gjitha ambientet e ruajtjes dhe stacionet e punës të jenë të pastra dhe të organizuara në mënyrë perfekte;
  • Sigurohet që të gjithë artikujt e përdorur janë në rregull, të pastër dhe të padëmtuar per tu përdorur;
  • Përgatitjen e pjatave sipas recetave dhe mbikëqyrjen e punës së anëtarëve më të rinj të ekipit për të ruajtur standardet e larta të SALT;
  • Mbështetjen dhe trajnimin e commis, duke nxitur zhvillimin e tyre dhe krijimin e një ekipi bashkëpunues me performancë të lartë;
  • Eshtë i kujdesshëm ndaj nevojave të klientëve, duke u kujdesur për detajet ndaj shërbimit, si dhe duke kordinuar të gjithë stafin në sektorët perkatës.

Cfarë kërkojmë:

Kandidati ideal përfaqëson vlerat tona dhe sjell:
  • Eksperiencë të provuar si Chef de Partie në restorante luksoze me volum të lartë;
  • Minimalisht 3 vite përvojë pune;
  • Aftësi të shkëlqyera për punë në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera verbale dhe ndërpersonale;
  • Qasje pozitive dhe profesionale, me fokus në cilësinë dhe krijimin e përvojave të paharrueshme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit në varësi.

Cfarë ofrojmë:
  • Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
  • Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
  • Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
  • Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin hr@rhg.al ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
 


Apply WhatsApp
Back
Top