• CHAMPIONS LEAGUE - SPEKTAKËL NË ÇEREKFINALE

Tirane
9j3V17R.jpeg


CHAMPIONS LEAGUE - SPEKTAKËL NË ÇEREKFINALE
Pas një sezoni të cilin mund ta përkufizojmë si më spektakolarin ndonjëherë, LIGA
E KAMPIONËVE mbërrin në çerekfinale. Mesjava e 8-9 prillit në kanalet TRING
SPORT do t’i kushtohet futbollit të klasit dhe elitës absolute kontinentale.
4 super ndeshje, 8 super ekipe, për 2 super mbrëmje kampionësh.
Çdo skuadër, një rrugëtim, një mision. Çdo protagonist në fushë a stol, një
objektiv individual apo grupi. Do të luhet gjithçka për gjithçka, pasi tashmë jemi
në fazën ku humbja mund të jetë parantezë e eliminimit, në një kohë kur gara për
trofeun më prestigjioz evropian është më e prekshme dhe e ndezur se kurrë.

DAVXTZY.jpeg


BAYERN - INTER, E MARTË, 21:00, TS1

Me misionin italian për të çuar në shtëpi trofeun, kampionët ziklatër, të motivuar,
fluturojnë drejt Gjermanisë, ku të martën i pret “makineria” e pandalshme
bavareze. Në gjysmëfinale, për Inter dhe Bayern ka vetëm një vend dhe në Ligën
e Kampionëve dhe Tring Sport ka sërish spektakël.

NU5KM5k.jpeg


ARSENAL - REAL MADRID, E MARTË, 21:00, TS2
Ndërkohë po të martën, dueli i parë anglo-spanjoll elektrizon Evropën. Dy ekipe
legjendare, dy super trajnerë dhe një paradë yjesh. “Gunners”-at e Londrës dhe
“Mbretërorët” e Madridit do të garojnë mes tyre për të vetmin vend në
gjysmëfinale dhe koha e së vërtetës është tani.
PSG – ASTON VILLA - DORTMUND, E MËRKURË, 21:00, TS1
Një tjetër mbrëmje, një tjetër magji. E yjet katalanas të Barcelonës, me synimin
për të finalizuar një rrugëtim fantastik, shkojnë drejt Dortmundit, ku i pret “Muri i
Verdhë” gjerman, me gjithë madhështinë e vet, për të parashtruar rrugën që
përcakton një prej gjysmëfinalistëve.

MTOwXnR.jpeg

BARCELONA - DORTMUND, E MËRKURË, 21:00, TS2
Po të mërkurën, një supersfidë franko-angleze. Në fushë, futboll klasi. Në letër,
një mision i qartë, kualifikimi në gjysmëfinale. Paris Sg dhe Aston Villa, dy ekipe
luftarake, për vetëm një vend.
Tempujt e futbollit evropian do të ushtojnë sërish dhe Liga e Kampionëve është
gati për të dhuruar sërish magji dhe emocione.
Të Martën dhe të Mërkurën, të gjithë me sytë nga TRING SPORT.
Mirëprisni kampionët kudo që ndodheni me platformën më të madhe sportive në
vend.
 
Back
Top