• Business Relationship Manager - Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Business Relationship Manager për qytetin e Tiranës, për klientin e saj.


Përgjegjësitë kryesore:
  • Identifikon mundësi të reja biznesi dhe prezanton zhvillimin e modelit të biznesit të kompanisë tek partnerët potencial;
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerët biznese;
  • Përgjegjës për zhvillimin/rritjen e portofolit të klienteve, mbajtjen e sa më shumë pikave aktive si dhe kontraktimin e bizneseve të reja;
  • Prezanton/sugjeron produktet dhe shërbimet e kompanisë tek çdo klient biznes,duke ofruar zgjidhje në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e këtij të fundit;
  • Trajnon stafin e shitjes së klientit biznes me qëllim nxitjen e shitjeve të produkteve/shërbimeve të kompanisë, dhe sigurohet që ky proces bëhet konform prodeçurave në fuqi;
  • Në bashkëpunim me departamentin e marketingut, ndihmon klientet me zgjidhje praktike për të nxitur me shume shitjet;
  • Qëdron i përditësuar me trendet e industrisë, tregun dhe konkurencën;
  • Përgatit raporte në lidhje me shitjet sipas kërkesës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

Diplomë Universitare;

Eksperiencë të mëparshme në shitjet në terren në B2B;

Aftësi të mira të gjuhës Angleze;


Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie biznesi;

Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur;

Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve;

Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B.



Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top