• Bulqize, ofroj vend pune Inxhinier Miniere ne Minieren e Bulqizes

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Inxhinier Miniere,
Departmenti: Administrata e Minieres se Kromit Bulqize
Vendodhja: Miniera e Kromit Bulqize


Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Në bashkëpunim me Kryeinxhinierin dhe Inxhinierët e tjerë në Minierë, supervizon brigadierët dhe stafin operacional në Minierë. Planifikon dhe zbaton detyrat dhe planet ditore ne mënyrë që mbarvajtja e punës në Minierë të funksionojë sa më mirë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri i Minierës punon pranë Minierës së Kromit Bulqizë nën supervizimin direkt të Kryeinxhinierit dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:


1. Zbaton me përpiktmëri maksimale rregulloren e sigurimit teknik dhe procedurat e punës. Promovon vazhdueshem zbatimin e kësaj rregullore dhe ndjekjen e procedurave të punës nga brigadierët dhe punëtorët e tjerë të Minierës;
2. Ndërmerr kërkime gjeologjike të vëndeve të shfrytëzimit në Minierë, në përputhje me formatin e para-caktuar dhe standartet e Shoqërisë;
3. Promovon rëndësinë e sigurisë në punë në të gjithë stafin e Minierës;
4. Asiston në ne përgatitjen e fronteve të punës, duke koordinuar me departamentet e ndryshme;
5. Angazhohet në kontrollin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave të Minierës dhe procedurat e planifikimit duke dhënë rekomandime dhe bashkëpunuar;
6. Asiston departamentet në përgatitjen e planeve të prodhimit, transportit, rritjes së cilësisë, përgatitjes së buxheteve dhe jep rekomandime të ndryshme;
7. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Krye Inxhinieri dhe/apo Administratori Lokal.






Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Gjeologji Minierash; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;
Aftësi:
· Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
· Të ketë eksperiencë në plasje;
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.


Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
· CV të Detajuar;
· Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: s.kreci@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
a. Miniera e Kromit Bulqize
 


Apply
Back
Top