• Blerës Mallrash

Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli ne Prush, Tiranë, e cila operon suksesshëm në fushën e Distribucionit në më shume se 25 vite, kërkon të punesojë Blerës Mallrash.

Detyrat​

  • Siguron për shoqërinë furnizim të vazhdueshëm me mallra cilësore me çmime konkuruese;
  • Interesohet vazhdimisht për të rejat e tregut dhe të pasurojë vazhdimisht magazinën me artikuj të rinj;
  • Mban marrëdhënie të mira dhe të drejta me furnitorët, duke kontaktuar vazhdimisht me ta;
  • Tregohet korrekt në datat e porosive, ngarkesave, doganave, shkarkimeve, gjithashtu kërkon korrektesë nga të gjithë bashkëpunëtorët;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me transportuesit dhe kërkon korrektësi prej tyre në transportimin e mallrave si në cilësi, ashtu dhe në afate;
  • Ndërton marrëdhënie të mira me furnitorët dhe negocion me ta për çmimin më të mirë;
  • Analizon tendencat e tregut dhe merr vendime të detajuara për blerje.

Kualifikimet​

  • Të ketë mbaruar studimet e larta;
  • Të dijë shumë mirë anglisht dhe italisht (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);
  • Mosha deri ne 45 vjec;
  • Të jetë i komunikueshem, të ketë aftësi të mira drejtuese dhe negociuese;
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe të orientuara drejt rezultateve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive individualisht dhe në skuadër.

Shënime​

Të interesuarit të na dërgojnë Cv e tyre në adresën tonë të emailit hr@tcc.al .
 


Apply
Back
Top