Blerës Mallrash
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Gjuha
-
- anglisht
- italisht
- Eksperienca
Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli ne Prush, Tiranë, e cila operon suksesshëm në fushën e Distribucionit në më shume se 25 vite, kërkon të punesojë Blerës Mallrash.
Detyrat
- Siguron për shoqërinë furnizim të vazhdueshëm me mallra cilësore me çmime konkuruese;
- Interesohet vazhdimisht për të rejat e tregut dhe të pasurojë vazhdimisht magazinën me artikuj të rinj;
- Mban marrëdhënie të mira dhe të drejta me furnitorët, duke kontaktuar vazhdimisht me ta;
- Tregohet korrekt në datat e porosive, ngarkesave, doganave, shkarkimeve, gjithashtu kërkon korrektesë nga të gjithë bashkëpunëtorët;
- Mban kontakte të vazhdueshme me transportuesit dhe kërkon korrektësi prej tyre në transportimin e mallrave si në cilësi, ashtu dhe në afate;
- Ndërton marrëdhënie të mira me furnitorët dhe negocion me ta për çmimin më të mirë;
- Analizon tendencat e tregut dhe merr vendime të detajuara për blerje.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar studimet e larta;
- Të dijë shumë mirë anglisht dhe italisht (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);
- Mosha deri ne 45 vjec;
- Të jetë i komunikueshem, të ketë aftësi të mira drejtuese dhe negociuese;
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe të orientuara drejt rezultateve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive individualisht dhe në skuadër.
Shënime
Të interesuarit të na dërgojnë Cv e tyre në adresën tonë të emailit hr@tcc.al .Apply