Billa Shkodër -Specialist/e Shitjesh në Showroom
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Sherbim Klienti
- Shites/e | Kasier/e

Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë:
- Realizon procesin e shitjes për të arritur objektivat individuale dhe të ekipit;
- Këshillon klientët mbi zgjedhjen e produkteve dhe çmimeve më të përshtatshme, bazuar në nevojat e tyre;
- Kujdeset për organizimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e produkteve në ekspozitë sipas standardeve të kompanisë;
- Ndjek me përgjegjësi çdo fazë të porosisë, nga marrja e saj deri në dorëzimin final te klienti;
- Përgatit preventivët për artikujt e kërkuar dhe ofron zgjidhje të personalizuara për çdo klient;
- Sugjeron përmirësime për paraqitjen vizuale dhe përditësimin e produkteve të reja në showroom;
- Tregon iniciativë, përkushtim dhe rezultate konkrete në drejtim të arritjes së objektivave mujore të shitjes.
- Diplomë universitare (preferohet Marketing ose fusha të ngjashme);
- Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh të konsiderueshëm;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, bindje dhe shërbim ndaj klientit;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në grup dhe për të bashkëpunuar me kolegët;
- Proaktivitet, korrektësi dhe fleksibilitet në ambient pune dinamik.
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor

Afati i fundit për aplikim: 26/05/2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp