• Billa Albania-Specialiste HR

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
billa_cover.jpg


Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve, mobilieve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.

Detyrat kryesore:
  • Zbatimi i procedurave dhe politikave të HR në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Rekrutimi, përzgjedhja dhe orientimi i punonjësve të rinj.
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të punonjësve (kontrata, dosje, evidenca)
  • Bashkëpunon me departamentet për identifikimin e vendeve vakante dhe harton strategjinë e publikimit të shpalljeve të punës në portalet online dhe media të tjera.
  • Administron dhe përditëson dokumentacionin e punëmarrësve: dosjet personale, regjistrin e punonjësve, lejet dhe pushimet vjetore.
  • Trajton pyetjet, ankesat dhe çështjet e stafit në kohë dhe me profesionalizëm.
  • Siguron përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore dhe bashkëpunon me institucionet përkatëse (Zyra e Punës, ISHPSHSH, etj)
  • Shqyrton përshkrimet e punës dhe përcakton kualifikimet e nevojshme për kandidatët.
  • Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe vlerëson përputhshmërinë e profileve me kërkesat e pozicionit.
Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Shkenca Sociale, Ekonomike ose Juridike (Master është avantazh).
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit përkatës.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office; njohja e sistemeve HR është përparësi.
Ne ofrojmë:
  • Një ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për zhvillim dhe trajnime profesionale;
  • Paketa konkurruese financiare dhe benefite shtesë;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëkohor.
📧 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@billa.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top