• Billa Albania- Specialist Digital Marketing

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
Billa & Co Shpk, nje kompani dinamike, me rritje vit pas viti ne fushen e tregtimit te pllakave, hidrosanitareve dhe parketeve, kërkon të punësoj: Specialist Digital Marketing.

Detyrat​

  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital (Google Ads, Facebook Ads, Instagram, LinkedIn, etj.).
  • Optimizimi i përmbajtjes për motorët e kërkimit (SEO) dhe menaxhimi i strategjive të marketingut përmes motorëve të kërkimit (SEM).
  • Analizimi i performancës së fushatave dhe raportimi mbi rezultatet për të identifikuar mundësi për përmirësim.
  • Menaxhimi i faqeve dhe platformave të mediave sociale të kompanisë.
  • Zhvillimi i strategjive për të rritur trafikun organik dhe për të ndërtuar komunitete të angazhuara online.
  • Krijimi i përmbajtjeve kreative dhe atraktive si artikuj, video, grafikë dhe newsletter.
  • Mbajtja e njohurive të përditësuara mbi trendet dhe teknologjitë e reja në fushën e marketingut digjital.

Kualifikimet​

  • Diplomë Universitare në Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme (minimumi 2-3 vite) në marketingun digjital;
  • Njohuri në përdorimin e mjeteve si Google Analytics, Facebook Business Manager dhe mjete të tjera analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim;
  • Njohuri të mira të dizajnit grafik dhe aftësi për të përdorur programe si Canva, Photoshop ose Illustrator janë avantazh;
  • Kreativitet, proaktivitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në me fotografi në adresën e mëposhtme:hr@billa.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Billa&Co Shpk
 


Apply WhatsApp
Back
Top