• Billa Albania- General account

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
billa_cover.jpg


Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.

Përgjegjësitë:
  • Regjistrim praktikash importi & shpërndarje landed cost në Odoo;
  • Kalimi nga magazina doganore ne magazinen qendrore. Kontroll kostot dhe fiskalizon transferimet;
  • Kalime stock (taco , rodapie etj) sipas PV te derguara nga magazina;
  • Sistemim diferenca inventariale ditore/ vjetore;
  • Fiskalizim deklarata doganore Imp4/Imp7;
  • Rakordim kartela furnitorësh;
  • Kontroll shpërndarje kostosh reale vs parashikim blerje pas postimit te cdo praktike.
Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
  • Master në Financë / Kontabilitet;
  • Minimum 3–5 vite eksperiencë në kontabilitet;
  • Eksperiencë në kompani tregtare / importi;
  • Aftësi analitike për kontroll kostoje dhe marzhi;
Ne ofrojmë:
  • Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
📧 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@billa.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top