Billa Albania-Drejtues shitjesh ne showroom-in Kashar
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@billa.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe zbaton plane strategjike për të arritur objektivat e shitjeve;
- Ndjek realizimin e objektivave të departamentit me stafin dhe i suporton ata gjatë procesit të negociatave;
- Përzgjedh, trajnon, motivon dhe udhëheq ekipin e shitjeve;
- Përfaqëson kompaninë në takime me klientë aktualë dhe potencialë, duke ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet afatgjata me ta;
- Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve në mënyrë të vazhdueshme;
- Harton dhe prezanton raporte të detajuara mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve;
- Kryen analiza mbi kostot, politikat e çmimeve dhe tendencat e tregut, duke propozuar strategji të reja për rritje të shitjeve;
- Drejton mbledhjet e performancës me ekipin e shitjes.
- Eksperiencë e mëparshme në drejtimin e një ekipi shitjesh, preferohet në industrinë e materialeve të ndërtimit;
- Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe negocim;
- Aftësi analitike për të interpretuar të dhëna dhe për të marrë vendime strategjike;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp