Billa Albania-Brand Manager
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Gazetari | Komunikacion
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve, mobilieve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikon dhe zbaton aktivitete të marketingut BTL (brendim në dyqane dhe ambiente të jashtme).
- Koordinon me departamentet e brendshme për identifikimin e nevojave mujore dhe siguron bashkëpunim efikas me furnizuesit e jashtëm (krahasimi i ofertave dhe cilësisë).
- Organizimi i eventeve të ndryshme (të brendshme dhe të jashtme), përfshirë aktivitete kreative të marketingut dhe fushata të integruara me kanalet digitale.
- Menaxhon kërkesat për brendim dhe materiale promovuese në bashkëpunim me departamentet e tjera.
- Harton plane promocionale në përputhje me prioritetet e blerjeve dhe sezonit.
- Përgatit broshura mujore për produktet në fokus – bashkëpunon ngushtë me ekipin dhe palët e interesit të brendshëm.
- Siguron mbështetje për anëtarët e tjerë të ekipit të marketingut sipas nevojës.
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim ose fusha të ngjashme;
- Përvojë pune në një rol të ngjashëm (së paku 2 vite përvojë e preferuar);
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur);
- Përdorimi i mirë i paketës Microsoft Office; njohuri bazë në dizajn janë avantazh.
- Një ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi për zhvillim dhe trajnime profesionale;
- Paketa konkurruese financiare dhe benefite shtesë;
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp