Billa Albania- Asistente Ekzekutive e CEO-s
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë:
- Organizon dhe koordinon takimet e kompanisë dhe planifikon axhendën e CEO-s.
- Mban komunikime në gjuhën angleze me pjesën tjetër të stafit në Spanjë dhe organizon takime në Zoom.
- Menaxhon të gjitha rezervimet e udhëtimeve për stafin.
- Koordinon dhe mirëmban të dhënat për zyrën e personelit dhe përgjigjet telefonatave.
- Kryen detyra të tjera administrative që lidhen me mbajtjen e evidencave dhe dokumentacionit të kompanisë.
- Përcjell detyra administrative që lidhen me proceset e Departamentit të Burimeve Njerëzore.
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në profilin e Shkencave Sociale.
- Preferohen kandidatët me eksperiencë të mëparshme në procese administrative.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyera menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor

Afati i fundit për aplikim: 26/05/2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp