Billa Albania-Arkitekt/e
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Asiston në krijimin dhe zhvillimin e koncepteve të dizajnit të brendshëm për showroom-e dhe hapësira ekspozuese;
- Përgatit vizatime teknike, plane mobilimi dhe modelet 3D duke përdorur programe të tilla si AutoCAD, SketchUp, Revit, 3ds Max, Lumion apo të ngjashëm;
- Përdor Adobe Photoshop/Illustrator/InDesign për prezantime vizuale;
- Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe shitjes për të kuptuar qëllimin komercial të showroom-it dhe për ta reflektuar atë në dizajn;
- Ndihmon në përzgjedhjen e materialeve, ngjyrave dhe aksesorëve në përputhje me konceptin e projektit;
- Merr pjesë në mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve në terren dhe bashkëpunon me kontraktorët dhe furnitorët.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë në Arkitekturë ose Dizajn të Brendshëm.
- Njohuri të mira të softuerëve të dizajnit (AutoCAD, SketchUp, Revit, Adobe Suite, etj).
- Aftësi për të punuar me ide kreative, për të zbatuar zgjidhje praktike dhe për të ruajtur identitetin vizual të markës.
- Njohje të trendeve moderne në dizajnin e brendshëm dhe retail.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Njohuri të gjuhës angleze
- Një ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi për zhvillim dhe trajnime profesionale;
- Paketa konkurruese financiare dhe benefite shtesë;
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp