• Big Market, ofron vend pune Pergjegjes Turni (Don Bosko)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Big Market kërkon të punësojë: Përgjegjës Turni

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
· Ndihmon menaxherin në realizimin e objektivave dhe organizimin e punës gjatë turnit
· Ёshtë përgjegjës për mbajtjen në rregull të marketit dhe dhe zbatimit te detyrave te lena nga menaxheri gjatë turnit të tij.
· Kontrollon, ndihmon dhe orjenton punonjësit në detyrat e tyre të përditshme dhe kujdeset që çdo gjë të kryhet si duhet.
· Merret me menaxhimin e problematikave që ndodhin gjatë turnit të pasdites dhe merr masa për to.
· Tregon kujdes dhe kontrollon për skadencat ,cmimet ne raft , përkthimet, produktet jashtë standartit, marrjen e mallrave në dorëzim në market dhe raporton tek Menaxheri.
· Mban përgjegjësi për mbylljen e arkës, kontrollin e gjendjes se saj dhe për mbylljen e marketit.
· Raporton para menaxherit të marketit dhe vepron në përputhje me direktivat e dhëna nga ortakët, administratori apo menaxhimi.

Kualifikimet:

· Arsimi i mesëm (i larti nuk është kusht i domosdoshëm).
· Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
· Aftësi shume të mira komunikuese.
· Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në zbatim të kodit të Sjelljes së Kompanisë.
· Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
· Të jetë fleksibël dhe i aftë të punojë në situata nën trysni.
· Të karakterizohen nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia.
· Të ruaj konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë cv-në e tyre në adresën e emailit hr@bigmarket.al duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne ose te kontaktojne ne numrin e telefonit 0697026834
Adresa: Don Bosko dhe Astir
 


Apply WhatsApp
Back
Top