• Big Market, kërkon të punësojë Analist/e Biznesi.

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Big Market, Rrjeti më i Madh i Supermarketeve, ofron pozicion vakant për Analist/e Biznesi.
Ofrojmë kushte shumë të mira pune, pagë konkurruese në treg dhe mundësi për rritje profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kryen analiza financiare ku përfshihen nxjerrja dhe evidentimi i shitjeve mujore, stokut, marzhit, gjendjes së mallit, detyrimet dhe i raporton ato.
  • Evidenton problemet që vijnë si rezultat i analizës mujore (rritja e marzhit, mbajtja nën kontroll e stokut, furnitorët e mbipaguar).
  • Analizon rezultatin financiar dhe pasqyrat e të ardhura shpenzimeve në bazë mujore, tre mujore, gjashtë mujore dhe vjetore.
  • Raporton në të gjitha nivelet e nevojshme për çdo gjë që vëren apo që konstaton që çon në dëmtim ekonomik të kompanisë.
  • Bën inventare të pjesshëm / të plotë të gjendjes së mallit në magazinë.
  • Kryen çdo detyrë shtesë të ngarkuar nga eprorët e tij.
Kualifikimet:
  • Diplomë Universitare në një nga degët e Fakultetit Ekonomik ose Matematike.
  • Eksperiencë pune në përpunimin e të dhënave dhe analiza.
  • Aftësi të mira analitike.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, aftësi të avancuara në përdorimin e Excel.
  • Njohuri të gjuhës Angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe punës në grup.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë cv-në e tyre në adresën e emailit hr@bigmarket.al ose ne numrin e telefonit 0697026834, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.
Adresa ku do të zhvillohen intervistat për pozicionin: Prush, Gropaj, Godina Tirana Cash & Carry dhe BigAlb Group.
 


Apply WhatsApp
Back
Top