Benghazi Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Site Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj
- Libi
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Site Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Benghazi - Libi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Vendi i punës: Benghazi - Libi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zbatimi dhe mbikëqyrja e punimeve ndërtimore sipas vizatimeve, specifikimeve teknike dhe kontratës.
- Koordinimi i përditshëm i aktiviteteve në kantier me nënkontraktorët, furnitorët dhe ekipet teknike.
- Kontrolli i cilësisë së punimeve strukturore, arkitekturore dhe MEP në përputhje me standardet dhe kërkesat e projektit të spitalit.
- Verifikimi i materialeve që vijnë në kantier (beton, armaturë, materiale ndërtimi, etj.).
- Përgatitja e raporteve ditore dhe javore të progresit të punimeve.
- Kontrolli i matjeve (quantity take-off) dhe përgatitja e situacioneve të punës.
- Koordinimi me QA/QC për inspektime, teste laboratorike dhe pranime pune.
- Zbatimi i procedurave të shëndetit dhe sigurisë në punë (HSE).
- Pjesëmarrja në takime teknike dhe koordinuese me stafin e projektit.
- Ndihma në zgjidhjen e problemeve teknike gjatë fazës së ndërtimit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose ekuivalente.
- Minimum 3–5 vite përvojë pune si Site Engineer, preferohet në projekte spitalore ose objekte komplekse.
- Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe specifikimeve teknike.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike (structural, architectural, MEP).
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
- Njohuri te gjuhes Angleze ne komunikim dhe ne te shkruar
- Njohuri në përdorimin e AutoCAD, Excel dhe MS Project (avantazh).
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
- Organizim i mirë dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjësi profesionale dhe etikë pune.
- Aftësi për zgjidhje problemesh teknike në terren.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apply