• BARLETI MEDICAL GROUP – Po rekruton Menaxher Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
  2. Farmaceutik
  3. Gazetari | Komunikacion
  4. Infermieri
  5. Marketing
  6. Marketing Social Media | ADS | SEO
  7. Menaxhim Biznesi
  8. Mjekesi
  9. Recepsionist/e
  10. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Pozicione Vakante – Poliklinika Mjekësore Barleti​

P-universitare.svg


📌 Shpallje Pune​


Pozicioni: Menaxher Finance
Kodi i Aplikimit: CFO1
Vendi i Punës: Poliklinika Barleti – Tiranë
Raporton tek: Drejtori i Financë së Grupit BMG
Afati i aplikimit: Deri më 25 Shtator 2025

Përgjegjësitë Kryesore:​

  • Harton, zbaton dhe monitoron planin financiar vjetor të Poliklinikës dhe Farmacisë.
  • Siguron menaxhimin korrekt të buxhetit, cash-flow dhe kontrollin e shpenzimeve.
  • Përgatit raporte financiare mujore, tremujore dhe vjetore sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
  • Monitoron dhe analizon të ardhurat e shërbimeve shëndetësore dhe farmacisë, duke propozuar strategji për rritjen e eficiencës.
  • Siguron respektimin e legjislacionit fiskal, tatimor, të sigurimeve shëndetësore dhe social-kombëtare.
  • Koordinon auditimet e brendshme dhe të jashtme, duke garantuar transparencë dhe korrektësi.
  • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Administratën për çështje buxhetimi dhe pagesash.
  • Menaxhon dhe udhëheq stafin e financës dhe kontabilitetit, duke ndërtuar një kulturë profesionale dhe të përgjegjshme.
  • Ndihmon në hartimin e politikave financiare dhe procedurave standarde për një poliklinikë të re, duke ndërtuar një strukturë të qëndrueshme afatgjatë.

Kriteret e Detyrueshme:​

  • Diplomë universitare në Financa, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme (niveli Master preferohet).
  • Të paktën 5 vite eksperiencë pune në financë, prej të cilave minimalisht 3 vite në pozicion drejtues.
  • Eksperiencë e mëparshme në sektorin shëndetësor, farmaci ose poliklinikë është e domosdoshme.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe kontabël në Shqipëri, si dhe rregulloreve specifike për shëndetësi dhe farmaci.
  • Aftësi të avancuara në përdorimin e programeve financiare dhe soft-eve kontabël si Alpha etj .
  • Aftësi të forta analitike dhe vendimmarrëse.
  • Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe udhëheqjeje për drejtimin e stafit.
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel profesional është përparësi.

Çfarë Ofron Poliklinika Barleti:​

  • Një ambient profesional dhe inovativ në një strukturë të re shëndetësore.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
  • Angazhim afatgjatë me vizionin për ndërtimin e një poliklinike model në vend.

Kontaktet

Personat e interesuar duhet të dërgojnë para date 25 Shtator 2025:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore: hr@barleti.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
 


Apply
Back
Top