BARLETI MEDICAL GROUP – Po rekruton Menaxher Finance
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
- Farmaceutik
- Gazetari | Komunikacion
- Infermieri
- Marketing
- Marketing Social Media | ADS | SEO
- Menaxhim Biznesi
- Mjekesi
- Recepsionist/e
- Shites/e | Kasier/e
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Pozicione Vakante – Poliklinika Mjekësore Barleti
Shpallje Pune
Pozicioni: Menaxher Finance
Kodi i Aplikimit: CFO1
Vendi i Punës: Poliklinika Barleti – Tiranë
Raporton tek: Drejtori i Financë së Grupit BMG
Afati i aplikimit: Deri më 25 Shtator 2025
Përgjegjësitë Kryesore:
- Harton, zbaton dhe monitoron planin financiar vjetor të Poliklinikës dhe Farmacisë.
- Siguron menaxhimin korrekt të buxhetit, cash-flow dhe kontrollin e shpenzimeve.
- Përgatit raporte financiare mujore, tremujore dhe vjetore sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Monitoron dhe analizon të ardhurat e shërbimeve shëndetësore dhe farmacisë, duke propozuar strategji për rritjen e eficiencës.
- Siguron respektimin e legjislacionit fiskal, tatimor, të sigurimeve shëndetësore dhe social-kombëtare.
- Koordinon auditimet e brendshme dhe të jashtme, duke garantuar transparencë dhe korrektësi.
- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Administratën për çështje buxhetimi dhe pagesash.
- Menaxhon dhe udhëheq stafin e financës dhe kontabilitetit, duke ndërtuar një kulturë profesionale dhe të përgjegjshme.
- Ndihmon në hartimin e politikave financiare dhe procedurave standarde për një poliklinikë të re, duke ndërtuar një strukturë të qëndrueshme afatgjatë.
Kriteret e Detyrueshme:
- Diplomë universitare në Financa, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme (niveli Master preferohet).
- Të paktën 5 vite eksperiencë pune në financë, prej të cilave minimalisht 3 vite në pozicion drejtues.
- Eksperiencë e mëparshme në sektorin shëndetësor, farmaci ose poliklinikë është e domosdoshme.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe kontabël në Shqipëri, si dhe rregulloreve specifike për shëndetësi dhe farmaci.
- Aftësi të avancuara në përdorimin e programeve financiare dhe soft-eve kontabël si Alpha etj .
- Aftësi të forta analitike dhe vendimmarrëse.
- Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
- Aftësi të mira komunikimi dhe udhëheqjeje për drejtimin e stafit.
- Njohja e gjuhës angleze në nivel profesional është përparësi.
Çfarë Ofron Poliklinika Barleti:
- Një ambient profesional dhe inovativ në një strukturë të re shëndetësore.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
- Angazhim afatgjatë me vizionin për ndërtimin e një poliklinike model në vend.
Kontaktet
Personat e interesuar duhet të dërgojnë para date 25 Shtator 2025:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Apply