• Bar-restorant "Longhill" ofron vend pune Kuzhinier

Bar-Restorant "Longhill kërkon të punësojë Kuzhinier.

Bar-Restorant “Longhill” ushtron aktivitetin e tij në fushën e menaxhimit të bar dhe restorantit, duke u mbështetur në eksperiencën disavjeçare dhe pozitive të Bar-Restorant “Bedouin”. I vendosur në një ambjent të qetë dhe pamje piktoreske, “Longhill” ofron një restorant me kuzhinë të larmishme, bar me produktet më cilësore, si dhe shërbime të tjera si organizim eventesh, ditëlindje, etj.
Me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe rritjen e cilësisë në standarte sa më të larta, kërkojmë të punësojmë Kuzhinier.

Kërkesat për punësim:


  • Të këtë përfunduar arsimin profesional dhe/ose të ketë kryer një kurs formimi profesional për kuzhinier;
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune si kuzhinier/ndihmës kuzhinier;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe koordinuese;
  • Korrektësi në punë.

Bar-Restorant “Longhill” ndodhet në adresën: Rr. “Rezervat e shtetit”, rezidenca Longhill.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit info@bedouin.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 067 60 53 887.
 


Apply WhatsApp
Back
Top