N.p

  • Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë është në kërkim të një “Internship (praktikant), me të drejtë punësimi”

Vlore
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë është në kërkim të një “Internship (praktikant), me të drejtë punësimi”, I cili do ti bashkohet ekipit tonë, duke filluar nga Shtatori I vitit 2021.

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë jofitimprurëse e cila operon në qarkun e Vlorës që prej vitit 2003.
Misioni i saj është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambjental të qarkut të Vlorës
me synim përhapjen e kulturës së integrimit dhe forcimit të burimeve, aftësive dhe kompetencave sipas parimeve të zhvillimit njerëzor.

Përgjegjësi:


  • Asiston menaxherin e projektit në koordinimin e përgjithshëm të aktiviteteve të projektit;
  • Asiston ekipin e Auleda në shkrimin e projekteve, përgatitje, draftim dokumentesh;
  • Ndihmon menaxherin e projektit sipas nevojës në përgatitjen e raporteve në shqip apo anglisht;
  • Ndihmon, sipas nevojës, në përgatitjen e aktiviteteve publike, takimeve të ndryshme;
  • Ndihmon, sipas nevojës, menaxherin e komunikimit në shkrimin e artikujve në shqip dhe anglisht.
Kërkesa:

  • Të ketë përfunduar apo të jetë në semestrin e fundit të studimeve Bachelor ose
  • Master.
  • Preferohen studentë në fushën e shkencave shoqërore si: shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomik, etj.
  • Duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira shkrimi dhe analizimi;
  • Të jetë i motivuar për të ndjekur aktivitetet e organizatës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë njohuri në programet bazë kompjuterike si Word, Excel, etj.
Çfarë përfitoni?
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal ka një eksperiencë të konsoliduar në menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ju do të keni mundësi të mësoni më tepër rreth menaxhimit të projekteve të Bashkimit Evropian, të përmirësoni aftësinë tuaj ndërvepruese në një ekip pune,
të përmirësoni aftësitë ndërpersonale dhe të zhvilloni një komunikim profesional. Në fund të praktikës, duke vlerësuar performancën tuaj, ju mund të përfitoni një kontratë të plotë pune pranë organizatës.

Aplikimi
Dërgoni aplikimin tuaj, duke përfshirë një CV dhe një letër motivimi (jo më tepër se 300 fjalë), brenda datës 4 shtator, në adresën auledavlore@gmail.com
Për çdo informacion rreth organizatës, referohuni faqes sonë të webit www.auleda.org.al ose na vizitoni në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Linkedin.
 


Apply
Back
Top