AUDITOR I LARTË I BRENDSHËM , Tirane
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- IT Teknike | Kompjutera
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
TITULLI I PUNËS: AUDITOR I LARTË I BRENDSHËM
DEGA: Tiranë
DEPARTMENTI: Audit Brendshëm
Përkufizimi i Posaçëm i Punës:
Auditori i Lartë i Brendshëm do të jetë përgjegjës për vlerësimin e efektivitetit të kontrolleve të brendshme të bankës, praktikat e menaxhimit të rrezikut dhe përputhshmërinë me standardet rregullatore.
Pergjegjesite Kryesore:
- Udheheq dhe kryen auditime të brendshme gjithëpërfshirëse për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme, proceseve dhe kuadrit të menaxhimit të rrezikut të bankës.
- Planifikon, ekzekuton dhe mbikëqyre audite të njësive të ndryshme për të siguruar përputhshmërinë me ligjet, rregullat dhe politikat e brendshme.
- Identifikon fushat e rrezikut, rekomandon veprime korrigjuese dhe ofron informacione të vlefshme për drejtuesit e lartë për të përmirësuar efikasitetin operativ.
- Përgatit raporte auditi me gjetje të qarta dhe të koncize dhe rekomandime të vlefshme për drejtuesit e lartë.
- Ndjek zbatimin e rekomandimeve të leshuara nga Auditi i Brendshem dhe monitoron përparimin e përmirësimit.
- Bashkëpunon me palët e brendshme dhe të jashtme, përfshirë rregullatorët, auditorët e jashtëm dhe drejtues te strukturave te bankes.
- Ndihmon në përgatitjen e punes për auditimet e brendshme dhe të jashtme dhe inspektimet rregullatore.
- Qëndron në dijeni të ndryshimeve në kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira të industrisë bankare.
- Udheheq dhe ofron udhëzim për auditorët e rinj, duke promovuar një mjedis bashkëpunues brenda ekipit.
KËRKESAT PËR POZICIONIN:
- Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa, Administrim Biznesi, ose fushë të ngjashme.
- Të paktën 5 vjet eksperiencë në Auditim të Brendshëm në Institucione Financiare.
- Preferohet që kandidatët të kenë ose të kenë pasur eksperiencë të mëparshme në Menaxhimin e Rrezikut, Thesar, ose në fushën e Kontabilitetit/Financave.
- Njohuri të forta të rregulloreve bankare, kuadrit të kontrollit të brendshëm dhe praktikat e menaxhimit të rrezikut.
- Njohuri te plota të metodologjive të auditimit, mjeteve dhe teknikave.
- Aftësi për të udhëhequr detyrat e auditimit dhe për të komunikuar në mënyrë efektive me drejtuesit e lartë.
- Mendësi analitike për detajet dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi për të angazhuar palët e interesuara në të gjitha nivelet.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe per te përmbushur afatet.
- Përdorim i avancuar I paketes MS Office (Excel, Word, PowerPoint).
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin Curriculum Vitae të detajuar në Departamentin e Burimeve Njerëzore (hr@uba.com.al). Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 14 Mars, 2025.
Apply