• Associate Project Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Ndihmës Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Projektit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit, në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe standardet e cilësisë;​
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;​
  • Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, ecurinë e punimeve dhe proceset e përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve, duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar me shkrim të gjithë informacionin e mbledhur;​
  • Përgatit raporte periodike në formatin e standardizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve, duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;​
  • Përgatit draftet e shkresave zyrtare me palët zhvilluese, palët pronare etj.;​
  • Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko-ligjore për proceset e projektit;​
  • Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët;​
  • Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim;​
  • Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekjen teknike të projekteve (këtë detyrë, rast pas rasti, mund ta kryejë edhe duke përdorur ekspertë të jashtëm, kur nevoja apo ekspertiza e kërkon);​
  • Kujdeset që cilësia e punimeve të jetë sipas standardeve të duhura (respektimi i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratuara), duke mbikëqyrur dhe kontrolluar periodikisht ecurinë e tyre në përputhje me standardet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit, duke kryer audite periodike;​
  • Evidenton problematikat në kantier dhe propozon ndryshime te Menaxheri i Projektit;​
  • Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin e tyre brenda afateve të përcaktuara;​
  • Monitoron projektin nga marrja në dorëzim deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratave të shitjes;​
  • Ndjek komunikimet me zhvilluesit për të bërë raportime mbi ecurinë e punimeve dhe njoftimet kontraktuale deri në përfundimin e ndërtimit;​
  • Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit, kur është e nevojshme;​
  • Monitoron realizimin e projektit sipas Planit të Biznesit dhe bën përditësimin e tij;​
  • Monitoron dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizimin e tij;​
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit dhe përgatit plane afatshkurtra, në varësi të progresit të projektit;​
  • Ndërvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;​
  • Vlerëson vazhdimisht mundësitë për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos, për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;​
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga supervizori.​
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Menaxhim

Kualifikime të tjera:​
  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;​
  • Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;​
  • Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;​
  • Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;​
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;​
  • Të ketë nivel të lartë komunikimi dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze;​
  • Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;​
  • Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;​
  • Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase.​
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit.​
  • Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.​
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...5/Associate-Project-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 26/08/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top