Asistente Ekzekutive
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Mantic shpk është një kompani e Shërbimeve të Konsulencës së Teknologjisë së Informacionit që është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për të përmbushur nevojat e klientëve, e cila i ofron bizneseve të vogla dhe të mesme shërbime IT të shkëlqyera me kosto efektive dhe zgjidhje që do të përmirësojnë funksionalitetin e sistemeve tuaja të informacionit aktual. Shërbimet e IT që kompania ofron janë zgjidhje që përfshijnë pajisje kompjuterike, softwear, mbështetje teknike, etj.
Kompania po kërkon persona të kualifikuar në pozicionin:
Asistente Ekzekutive
Përshkrim i Përgjithshëm
Asistentja Ekzekutive është përgjegjëse për realizimin e detyrave administrative që i ngarkohen nga CEO që përfshijnë koordinimin në mardhëniet me të tjerët, përgatitjen e dokumentacionit, mbajtjen e kalendarit, administrimin e arkivës etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Realizon një shumëllojshmëri detyrash administrative që lehtësojnë CEO për të udhëhequr në mënyrë efektive kompaninë, duke përfshirë asistimin në projekte të veçanta; dizejnimin dhe prodhimin e dokumenteve, raporteve dhe prezantimeve; mbledhjen dhe përgatitjen e informacionit për takime me stafin dhe palët e jashtme; përgatitjen dhe administrimin e korrespondencës; mbajtjen e listave të kontakteve; përgatitjen e udhëtimeve dhe raporteve të shpenzimeve.
- Siguron menaxhimin e kalendarit për CEO duke përfshirë caktimin e emërimeve dhe prioritizimin e çështjeve më të ndjeshme.
- Punon ngushtë dhe në mënyrë efektive me CEO për t'a mbajtur atë të informuar për angazhimet dhe përgjegjësitë e ardhshme. Hulumton, jep përparësi dhe ndjek çështjet dhe shqetësimet që drejtohen CEO, duke përfshirë ato të një natyre të ndjeshme ose konfidenciale. Përcakton kursin e duhur të veprimit, referimit ose përgjigjes.
- Lexon dhe analizon memo-t hyrëse, parashtresat dhe shpërndarjen e tyre sipas nevojës dhe konform procedurave të kompanisë.
- Ofron mikpritje për personat që kanë përcaktuar takime me CEO duke krijuar një mjedis mikpritës dhe plotëson të dhënat e tyre sipas formateve përkatëse.
- Organizon takimet, duke përfshirë caktimin, dërgimin e informacionit dhe rikujtimin me mjetet e komunikimit që përdor kompania.
- Regjistron procesverbalet e mbajtura nga takimet sipas standardeve të përcaktuara.
- Ruajtjen e konfidencialitetit në marrëdhëniet me të gjithë anëtarët e bordin, stafit.
- Plotëson materialet e zyrës si: furnizimet e printerit, letrën, pajisjet e zyrës, kancelaritë etj.
- Përkthen dokumenta të ndryshme nga gjuha angleze në gjuhën shqiptare ose e kundërta.
- Realizon protokollimin e dokumentave sipas standardeve të kompanisë dhe menaxhimin e arkivës.
- Projekte/detyra të tjera të caktuara për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike.
- Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Asistente, Kordinatore.
- Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e dokumentave.
- Të zotrojë shumë mire gjuhën Angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’, njohja e programeve të tjera përbën avantazh.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe organizuese
- Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem dërgoni Cv-në në adresën: hr@mantic.al / Kontakt 069 23 98 852
Apply WhatsApp