Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon në fushën e Real Estate po rekruton Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi.
Pergjegjesite Kryesore:
Kerkesat dhe aftesite:
Si te aplikoni:
Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni, nëse përzgjidheni.
Pergjegjesite Kryesore:
- Përgjegjës për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve;
- Përgatit minutat e takimeve dhe pikat përmbledhëse, prezantime apo dokumente të ndryshme që duhen gjatë mbledhjeve/takimeve të organizuara;
- Koordinon me të gjitha departamentet në kompani, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;
- Analizon të gjithë kërkesat që dërgohen në lidhje me CEO-në, merr mesazhet, telefonatat dhe dokumente të ndryshme që dërgohen nga palë të treta ose kompani të grupit;
- Rishikon, korrigjon dhe formaton të gjithë korrespondencat e përgatitura për nënshkrimin nga CEO, duke u siguruar që janë paraqitur saktë në bazë të procedurave të kompanisë;
- Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi/diplomaci;
- Programon dhe organizon të gjitha aktivitet, udhëtimet në bazë të kërkesave për biznes (organizimi logjistik);
- Kryen analiza të kërkimit të tregut të nevojshme për raste të ndryshme të biznesit;
- Përgjegjës për përgatitjen e të gjitha analizave dhe studimeve të fizibilitetit në lidhje me rastet e biznesit;
- Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;
- Përgjegjëse për protokollimin e dokumenteve zyrtare hyrëse/ dalëse në kompani;
- Kontrollon prezantimet mujore dhe saktësinë e informacionit;
- Analizon dhe përmbledh informacionin e raportuar në prezantime të ndryshme;
- Kontrollon saktësinë e raporteve financiare përpara se ti dërgohen CEO-së;
- Përgatit raporte dhe prezantime të ndryshme financiare;
- Ndjek deadlinet e përcaktuar nga CEO kundrejt stafeve, palëve të ndryshme;
- Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit të miratuar nga CEO i kompanisë.
Kerkesat dhe aftesite:
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2-3 vite në të njëjtën fushë.
- Aftësi të mira organizative që reflektojnë kapacitetin për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe kapacitet për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;
- Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;
- Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;
- Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;
- I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, etj.
Si te aplikoni:
Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni, nëse përzgjidheni.