• Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon në fushën e Real Estate po rekruton Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Përgjegjës për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve;

  • Përgatit minutat e takimeve dhe pikat përmbledhëse, prezantime apo dokumente të ndryshme që duhen gjatë mbledhjeve/takimeve të organizuara;

  • Koordinon me të gjitha departamentet në kompani, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;

  • Analizon të gjithë kërkesat që dërgohen në lidhje me CEO-në, merr mesazhet, telefonatat dhe dokumente të ndryshme që dërgohen nga palë të treta ose kompani të grupit;

  • Rishikon, korrigjon dhe formaton të gjithë korrespondencat e përgatitura për nënshkrimin nga CEO, duke u siguruar që janë paraqitur saktë në bazë të procedurave të kompanisë;

  • Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi/diplomaci;

  • Programon dhe organizon të gjitha aktivitet, udhëtimet në bazë të kërkesave për biznes (organizimi logjistik);

  • Kryen analiza të kërkimit të tregut të nevojshme për raste të ndryshme të biznesit;

  • Përgjegjës për përgatitjen e të gjitha analizave dhe studimeve të fizibilitetit në lidhje me rastet e biznesit;

  • Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;

  • Përgjegjëse për protokollimin e dokumenteve zyrtare hyrëse/ dalëse në kompani;

  • Kontrollon prezantimet mujore dhe saktësinë e informacionit;

  • Analizon dhe përmbledh informacionin e raportuar në prezantime të ndryshme;

  • Kontrollon saktësinë e raporteve financiare përpara se ti dërgohen CEO-së;

  • Përgatit raporte dhe prezantime të ndryshme financiare;

  • Ndjek deadlinet e përcaktuar nga CEO kundrejt stafeve, palëve të ndryshme;

  • Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit të miratuar nga CEO i kompanisë.


Kerkesat dhe aftesite:

  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2-3 vite në të njëjtën fushë.

  • Aftësi të mira organizative që reflektojnë kapacitetin për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;

  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe kapacitet për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;

  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;

  • Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;

  • Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;

  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;

  • I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, etj.

Si te aplikoni:
Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni, nëse përzgjidheni.
 
Back
Top