• Asistente Administrative

Tirane
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, shpall vakant pozicionin:
"Asistente Administrative"

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhon axhendën e drejtuesve të shoqërisë duke koordinuar, organizuar takimet, udhëtimet.
  • Harton dhe përpilon dokumente administrative të shoqërisë.
  • Mban proçes-verbalet e mbledhjeve, takimeve.
  • Organizon dokumentacionin në hardcopy në dosjet përkatëse.
  • Kryen printime, fotokopjime, skanime të dokumentave.
  • Kontrollon kutinë postare, menaxhon, kryen dërgesat postare.
  • Menaxhon, shpërndan kanceleritë e zyrës, kartëvizitat e stafit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Mbi 2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Përdoruese shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane .
  • Aftësi shumë të mira në MS-office.
  • Aftësi të spikatura komunikimi.

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e e-mail-it: hr@eurolab.com.al
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri në 15.08.2023.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale, Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top