Asistente Administrative e Shefit Ekzekutiv te Kuzhines
- Gjiri Lalezit | Hamallaj
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht
- spanjisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
ASISTENTE ADMINISTRATIVE E SHEFIT EZEKUTIV TE KUZHINËS
Përmbledhje e Pozicionit të Punës:
Kjo pozitë mbështet Shefin Ekzekutiv të Kuzhinës në kryerjen e detyrave administrative dhe koordinuese, duke siguruar që proceset e brendshme të kuzhinës të jenë të strukturuara dhe që komunikimi midis Shefit Ekzekutiv, stafit dhe menaxhmentit të jetë i qartë dhe efikas.
- Mbështet shefin ekzekutiv në detyra të ndryshme administrative dhe organizative.
- Koordinon oraret e stafit të kuzhinës dhe ndihmon në planifikimin e punës.
- Përgatit dhe monitoron dokumentacionin e kuzhinës, përfshirë inventarin, porositë dhe listat e furnizimeve.
- Siguron komunikimin efektiv midis stafit të kuzhinës dhe menaxhmentit.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve ditore, javore ose mujore për aktivitetet dhe detyrat që lidhen me departamentin e kuzhinës.
- Përgatit raportin mujor dhe javor të attendance për departamentin e Kuzhinës.
- Të asistojë shefin ekzekutiv të kuzhinës në kthimin përgjigje të emaileve.
- Të identifikojë, mbikëqyrë dhe të raportojë probleme të përditshme në operacionet e kuzhinës tek shefi ekzekutiv i kuzhinës.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhshmërinë e operacioneve.
- Identifikon nevojat për furnizime dhe bën kërkesë tek departamenti përkatës në lidhje me to.
- Ndihmon në koordinimin e operacioneve të përditshme nën udhëheqjen e shefit ekzekutiv.
- Të ketë njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Kryen detyra shtesë dhe përgjegjësi të përcaktuara nga shefi ekzekutiv i kuzhinës sipas nevojës.
- Diplomë në Hotelieri, Gastronomi, Gjuhë të huaja ose fusha të ngjashme.
- Prioritet është të jetë në gjendje të komunikojë rrjedhshëm në anglisht dhe spanjisht me shefin ekzekutiv të kuzhinës. Gjuhët e tjera përbëjne avantazh.
- 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në mbështetje administrative ose koordinim operativ në një kuzhinë ose ambient hoteliere përbëjnë avantazh.
- Njohuri bazë mbi proceset e kuzhinës dhe terminologjinë gastronomike.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi efektiv i kohës.
- Përgatitja e attendance dhe detyrave të tjera të përcaktuara nga shefi ekzekutiv i kuzhinës.
- Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi të mira për të punuar në ekip për të ndërtuar marrëdhënie profesionale pozitive.
- Aftësi përdorimi të programeve kompjuterike (Excel, Word, Email) që ndihmojnë në menaxhimin e kuzhinës ose inventarit.
- Të jetë në gjendje të menaxhojë informacion të ndjeshëm dhe të ruajë konfidencialitetin e tij.
- Të tregojë disiplinë, respekt dhe profesionalizëm në marrëdhëniet me staf, shefin ekzekutiv i kuzhinës dhe menaxhmentin.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
Cel: +355 68 906 2529
Apply WhatsApp