Asistent Menaxher Projekti
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), "Tarraca e Ullijve" (Dhërmi), "Plazhi i Gurtë" (Qeparo), "Bougainville Bay" (Sarandë) si edhe "Meshtekna" Brezovice.Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Asistent Menaxher Projekti.
Detyrat
Asiston Manaxherin e Projektit ne realizimin e detyrave:- Planifikimi , ekzekutimi dhe finalizimi i projekteve brenda afateve dhe buxheteve.
- Detajimi dhe zbërthimi i burimeve te nevojshme financiare, kapacitetet dhe grupet e punës për realizimin në kohë të projekteve.
- Zbatimi i strategjive dhe vlerësimeve për reduktimin e kostove të projekteve përkatëse.
- Zhvillimi i fushatave te prokurimit sipas nevojave dhe specifikave të projekteve dhe më gjerë.
- Hartimi dhe interpretimi i raporteve financiare dhe përcjellja e tyre pranë departamenteve të tjera të kompanisë si dhe drejtorit ekzekutiv brënda afateve.
- Planifikimi dhe kontrolli i ecurisë se proçeseve të punës në objekte.
- Drejtimi dhe mbikëqyrja e ekipeve të punës.
- Organizimi dhe koordinimi i punës, si dhe raportimi tek bashkëpunëtorët e Projektit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohet degen e inxhinierise dhe ekonomise.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune, preferohet në sektorin e ndërtimit.
- Të ketë njohuri rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit.
- Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.
- Të përdorë mirë programet baze Office, Outlook etj. (vecanerisht EXCEL).
Shënime
- Puna e nderthurur ne Zyra + Terren.
- Paga eshte shume e kenaqshme dhe e lidhur me performancen ne pune.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre ne adresën zyrtare të emailit: hr@agikons.com duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Agikons. Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerezore;
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.
Apply WhatsApp