• Asistent mbështetës i funksioneve të brendshme - Neptun

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Njoftim punësimi

Neptun shpk
është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Asistent Mbështës i Funksioneve të Brëndshme
Departmenti: Komercial
Vendodhja: Tiranë


Pozicioni është përgjegjës për konsolidimin dhe optimizimin e përgjithshëm të grupit specifik të kategorive të produkteve (GP) dhe pozicionimin e tij strategjik.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Plotësimi i kodeve të reja dhe plotësimi i të dhënave teknike për label dhe web.
  • Hartimi i urdhrit të përgjithshëm sipas urdhrit të KM.
  • Hartimi i Urdhërblerjes sipas faturës së furnitorit dhe OB.
  • Monitorimi i blerjeve kundrejt buxhetit.
  • Monitorimi i produkteve të internetit dhe ofertave online.
  • Monitorimi i konkurrencës dhe të dhënave të tregut.
  • Ndjek statusin e produkteve Të reja/në punë/EOL.
  • Zbatimi i procesit të shkëmbimit të drejtpërdrejtë.
Kualifikimet:
  • Diplomë në BA dhe/ose MKT dhe/ose Financë (Diploma Master është avantazh).
  • Eksperiencë pune të mëparshme në këtë fushë.
  • Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze. Njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet si avantazh.
  • Njohuri të shkëlqyera të Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
  • Niveli i lartë i përgjegjësisë.
  • Aftësi të shkëlqyera negociuese.
  • Menaxhimi efektiv i kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera prezantuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Motivim vetjak.
  • Aftësi të mira për t'u përshtatur me ndryshimet.
  • Orientimi drejt maksimizimit të performancës.
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe drejtuese të njerëzve.
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al ose te kontaktojne ne numrin 0699000089 (Whatsapp).

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top