ASISTENT/E SHITJEJE for SINSAY 📍Lushnjë
- Lushnje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim Klienti
- Shites/e | Kasier/e
LPP S.A është një nga kompanitë më të mëdha të modës në Europë, me 30+ vite histori, 5 marka të fuqishme (Reserved, Mohito, Cropp, House, Sinsay), mbi 2,200 dyqane në më shumë se 40 vende, dhe një ekip prej 30,000 profesionistësh që formësojnë përditë përvojën e miliona klientëve.
LPP po ndërton praninë e saj në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për talente që duan të rriten, të udhëheqin dhe të bëhen pjesë e një kulture moderne, dinamike dhe me standarde evropiane.
Në LPP, kjo kulturë ndërtohet përditë nga vlerat tona FAST, të cilat na drejtojnë në gjithçka që bëjmë: punojmë me Zjarr (Fire) dhe pasion, veprojmë me Ambicie (Ambition) dhe vendosmëri, synojmë Suksesin (Success) përmes rezultateve të matshme dhe kultivojmë Besimin (Trust) në çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nëse këto vlera të përfaqësojnë, atëherë mënyra jonë e punës është edhe e jotja.
Me SINSAY si markën e parë të LPP që hap dyert në tregun shqiptar, po kërkojmë një Asistent/e Shitjeje të motivuar dhe të përkushtuar që të angazhohen drejtpërdrejt në prezantimin e produkteve, ndihmën ndaj klientëve dhe mbajtjen e standardeve të dyqanit.
Ky rol është mundësia juaj për të qenë pjesë e një ambienti dinamike fashion retail, ku energjia, stili dhe vëmendja ndaj detajeve bëjnë diferencën çdo ditë.
- Angazhohen aktivisht në shitje dhe prezantimin e produkteve, duke siguruar kënaqësinë e klientëve.
- Kujdesen për cilësinë e produkteve, pranimin e mallrave dhe pozicionimin sipas standardeve të kompanisë.
- Kontrollojnë etiketat, çmimet dhe mbrojnë produktet nga vjedhjet.
- Pjesëmarrës në kontrollin e inventarit dhe sigurojnë pastërtinë dhe sigurinë e dyqanit.
- Përdorin kasën dhe përpunojnë pagesat me saktësi, duke siguruar bilancin e saj.
- Respektojnë procedurat dhe standardet e kompanisë
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm në retail ose industrinë e tekstileve.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe trajtimin e klientëve.
- Aftësi organizative për menaxhimin e detyrave dhe përmbushjen e objektivave.
- Njohuri bazë në MS Office; anglishtja është avantazh.
- Një rol të qëndrueshëm në një kompani ndërkombëtare me reputacion të lartë.
- Kulturë pune transparente dhe moderne, ku vlerat FAST janë pjesë e përditshmërisë.
- Ulje të produkteve Sinsay .
- Mjedis dinamik, mundësi zhvillimi dhe rrugë reale për avancim në karrierë.
Dërgoni CV-në tuaj me Subjekt: Asisten/e Shitjeje – Lushnjë në:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply WhatsApp