• ASISTENT/E SHITJEJE for SINSAY 📍 Kavajë

Kavaje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
  2. Shites/e | Kasier/e
LPP-Albania-cover-1080.jpg


📢 Ndërto Karrierën Tënde Ndërkombëtare me LPP S.A – Bëhu pjesë e një Historie suksesi!

LPP S.A është një nga kompanitë më të mëdha të modës në Europë, me 30+ vite histori, 5 marka të fuqishme (Reserved, Mohito, Cropp, House, Sinsay), mbi 2,200 dyqane në më shumë se 40 vende, dhe një ekip prej 30,000 profesionistësh që formësojnë përditë përvojën e miliona klientëve.

LPP po ndërton praninë e saj në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për talente që duan të rriten, të udhëheqin dhe të bëhen pjesë e një kulture moderne, dinamike dhe me standarde evropiane.
Në LPP, kjo kulturë ndërtohet përditë nga vlerat tona FAST, të cilat na drejtojnë në gjithçka që bëjmë: punojmë me Zjarr (Fire) dhe pasion, veprojmë me Ambicie (Ambition) dhe vendosmëri, synojmë Suksesin (Success) përmes rezultateve të matshme dhe kultivojmë Besimin (Trust) në çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nëse këto vlera të përfaqësojnë, atëherë mënyra jonë e punës është edhe e jotja.

🔍 ASISTENT/E SHITJEJE – SINSAY

📍 Kavajë, Shqipëri

Me SINSAY si markën e parë të LPP që hap dyert në tregun shqiptar, po kërkojmë një Asistent/e Shitjeje të motivuar dhe të përkushtuar që të angazhohen drejtpërdrejt në prezantimin e produkteve, ndihmën ndaj klientëve dhe mbajtjen e standardeve të dyqanit.
Ky rol është mundësia juaj për të qenë pjesë e një ambienti dinamike fashion retail, ku energjia, stili dhe vëmendja ndaj detajeve bëjnë diferencën çdo ditë.

📝 Përgjegjësitë kryesore:
  • Angazhohen aktivisht në shitje dhe prezantimin e produkteve, duke siguruar kënaqësinë e klientëve.
  • Kujdesen për cilësinë e produkteve, pranimin e mallrave dhe pozicionimin sipas standardeve të kompanisë.
  • Kontrollojnë etiketat, çmimet dhe mbrojnë produktet nga vjedhjet.
  • Pjesëmarrës në kontrollin e inventarit dhe sigurojnë pastërtinë dhe sigurinë e dyqanit.
  • Përdorin kasën dhe përpunojnë pagesat me saktësi, duke siguruar bilancin e saj.
  • Respektojnë procedurat dhe standardet e kompanisë
📋 Çfarë kërkojmë:
  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm në retail ose industrinë e tekstileve.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe trajtimin e klientëve.
  • Aftësi organizative për menaxhimin e detyrave dhe përmbushjen e objektivave.
  • Njohuri bazë në MS Office; anglishtja është avantazh.
🌟 Çfarë ofrojmë:
  • Një rol të qëndrueshëm në një kompani ndërkombëtare me reputacion të lartë.
  • Kulturë pune transparente dhe moderne, ku vlerat FAST janë pjesë e përditshmërisë.
  • Ulje të produkteve Sinsay .
  • Mjedis dinamik, mundësi zhvillimi dhe rrugë reale për avancim në karrierë.
🚀 Si të Aplikoni?

Dërgoni CV-në tuaj me Subjekt: Asisten/e Shitjeje – Kavajë në:
📧 recruitmentalbania@lpp.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top