Arkitekt | Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Arkitekt
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e rolit: A jeni një arkitekt kreativ që kërkon të ushtrojë një ndikim të vërtetë në shoqëri? Progeen po kërkon një arkitekt projekti ambicioz për t'iu bashkuar kompanisë tonë dhe për të qënë pjesë e disa projekteve emocionuese.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Përgjegjësitë:
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 19/09/2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Të hartojë projekte të mirë-detajuara nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara CAD;
- Konsultohet me pjesën tjetër të ekipit lidhur me efikasitetin, funksionalitetin, sigurinë e objekteve që do të projektohen;
- Duhet të marrë parasysh faktorë si: kufizime e normativa ligjore, urbanistike, mjedisore dhe projekt buxhetet;
- Punon ngushtësisht me profesionistë të tjerë si inxhinierë strukturistë, inxhinierë zbatimi, menaxherët e projekteve, normistë;
- Ndjek procedurat për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe aplikimin për pajisje me leje ndërtimi;
- Të përgatisë raporte, propozime, dhe nxjerrjen e volumeve për zërat e punimeve mbi projektin akitekturor;
- Të përshtatë planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit;
- Të ndjekë modifikimet dhe kërkesat specifike të klientëve për apartamentet e tyre dhe të përgatisë preventivat përkatës;
- Të koordinojë projektin arkitektonik gjatë gjithë fazave të projektimit/zbatimit edhe me disiplinat e tjera si projekti konstruktiv, projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.
- Diplomë në Arkitekture;
- Eksperiencë pune mbi 3 vite si Arkitekt.
- Të ketë aftësi kreativite dhe organizative;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
- Të ketë aftësi në ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, dhe projektimin arkitektonik;
- Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;
- Të punojë i pavarur në projektim;
- Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
- Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;
- Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Apply