Arkitekt Projektues dhe Zbatues
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Administratës në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
Arkitekt Projektues dhe Zbatues
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
Profili i Kërkuar:
Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 23 Qershor 2023:
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].

- Kryen vizitat në terren dhe bën vlerësimin teknik të ambjenteve ku do te kryhen punime/investime nga banka;
- Përgatit planet arkitektonike dhe planet e rilevimit të objektit me sa më shumë detaje të nevojshme për të evidentuar qartë shkallën e ndërhyrjes/eve që duhet bërë;
- Përgatit opsione të ndryshme të planimetrive të organizimit funksional të ambjenteve në përmbushje të kërkesave funksionale për ambjentet përkatës;
- Përgatit gjithë dokumentacionin e nevojshem teknik për fillimin e projektit;
- Përgatit planimetritë e detajuara me cdo element tӕ nevojshem për zbatim;
- Plotëson në detaje të gjithë preventivat financiare të investimit;
- Krijon standard teknik për cdo tip investimi që banka kryen dhe e përmirëson/përditëson;
- Merr pjesë në procesin e përzgjedhjes së kompanive që do të kryejnë zbatimin e projekteve të aprovuara, tërësisht apo pjesërisht;
- Organizon palët e përfshira si kompanitë kontraktore dhe departamente në procesin e zbatimin të punimeve të parashikuara;
- Supervizon punimet në terren duke siguruar zbatimin sipas projektit;
- Merr në dorëzim punimet duke paraqitur dokumentacionet finale te punimeve;
- Përgatit situacionet financiare të volumeve të punës në fund të projektit;
- Përgatit raport periodik për ecurinë e punimeve për të gjtha palet e prfshira.
Profili i Kërkuar:
- Të zotërojë diplomë Universiteti në Inxhineri Ndërtimi/Arkitekturë.
- Të paktën 2 vjet eksperiencë si ne fushën e projektimit dhe/ose të zbatimit;
- Eksperiencë në projektim interier për ambjente tregtare dhe biznes do të ishte avantazh;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi shumë te mira për të punuar në skuadër;
- Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, Photoshop;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 23 Qershor 2023:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Apply WhatsApp