• Arkitekt Junior – Ndjekje e Rifiniturave dhe Klientëve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Arkitekt Junior – Ndjekje e Rifiniturave dhe Klientëve

Vendodhja:

Forest Residence, Ndertim ne Zhvillim, Pranë Rreth Rrotullimit të Shkozës, Përballë Ish Uzinës, Buzë Unazës, Tiranë.

Preferohet që kandidati:

Të ketë kryer studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës ose në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

Të ketë më shumë se 2 vite experiencë pune në fushën e ndërtimit.

Të ketë aftësi përdorimi te programit AutoCAD.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e detajeve arkitekturore për punimet e rifiniturave sipas projektit.
  • Përditësimi i detajeve teknike për veshje, dysheme, tavane dhe elemente të tjera të brendshme.
  • Ndjekja në terren e punimeve të rifiniturave për të siguruar zbatimin korrekt të projektit.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve si pllaka, laminat, parket, veshje muresh dhe elemente të tjera përfundimtare.
  • Koordinimi me kontraktorët për zgjidhjen e problematikave gjatë zbatimit.
  • Shoqërimi i klientëve në objekt dhe në showroom për përzgjedhjen e materialeve.
  • Asistimi i klientëve në zgjedhjen e materialeve të rifiniturës sipas paketave dhe projektit.
  • Evidentimi i zgjedhjeve të klientëve dhe përditësimi i tyre në dokumentacionin teknik.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat në kantier.
  • Raportimi i rregullt te drejtuesi i projektit mbi progresin e rifiniturave dhe kërkesat e klientëve.
  • Mbajtja e komunikimit dhe dokumentimit të ndryshimeve gjatë procesit të zbatimit.Bottom of Form

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën:​


hr@algrafika.al


Ju mirëpresim në ekipin tonë!
Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
 


Apply
Back
Top