• Area Development Executive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
BIRRA EPOS shpk është një birrë shqiptare, me nje ekip ndërkombëtar në prodhim. Ne frymëzohemi nga tregimet epike dhe shpirti i përjetshëm i kombit tonë dhe krijojmë birra që mbartin thelbin e Shqiptarisë – të guximshme, origjinale dhe të paharrueshme.
Misioni ynë është të rikthejmë krenarinë për birrën cilësore shqiptare, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, si dhe për çdo vizitor që vjen në tokën tonë dhe dashurohet me shijet tona autentike, tregimet, legjendat dhe mikpritjen që na dallon.

PREJ KOMBIT, PËR KÓMB – kjo na motivon!
BIRRA EPOS – Birrë Legjendash!

Jemi në kërkim të njerëzve me pasion dhe energji për t’u bashkuar me ne në ndërtimin e një kapitulli të ri në historinë e birrës shqiptare.
A jeni gati të bëheni pjesë e legjendës?

Përshkrimi i punës:
Area Development Executive
në BIRRA EPOS luan nje rol kyç për zgjerimin e prezencës së produkteve tona në treg dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata dhe të qëndrueshme me klientët.

Zonat: Tirana, Durrës, Kavjë-Lushnje-Berat, Shkodër-Lezhë, Fier-Vlorë, Elbasan-Librazhd, Korçë-Pogradec-Kolonjë (*aplikoni për zonnë që jeni të interesuar)

Detyrat kryesore:
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me pikat e shitjes (bare, restorante, markete etj.) në një zonë të caktuar.
  • Shitje direkte dhe vizita të rregullta në terren për të maksimizuar prezencën e produkteve tona.
  • Identifikimi i mundësive të reja për rritje në zonën e caktuar dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete për kërkesat individuale të klientëve.
  • Sigurimi i prezencës maksimale dhe vizibilitetit të produkteve në zonën e përcaktuar, përmes zbatimit efektiv të fushatave të marketingut dhe arritjes së objektivave komerciale (KPI-ve).
  • Monitorimi i performances së portofolit te produkteve dhe raportimi i rregullt i feedback-ut dhe tendencave nga tregu.
Çfarë kërkojmë nga ju!
  • Dëshirën tuaj për të ndërtuar nga themelet një legjendë në tregun shqiptar të birrave.
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë të qartë, bindëse dhe për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme e afatgjata me klientë të ndryshëm.
  • Fokus te arritja e objektivave, aftësi për të punuar në ekip dhe transparencë në çdo ndërveprim.Eksperienca e mëparshme në shitje apo marketing në terren përbën avantazh.
  • Njohje e mire e rajonin dhe profilet e konsumatorëve përbën avantazh.
  • Dashuria për birrën përbën super avantazh ;)!
  • Leje drejtimi (kategoria B) është e domosdoshme.
Çfarë ofrojmë ne!
  • Një rol ku do të kesh mundësinë të jesh kontribues në ndërtimin e një brandi shqiptar që po sjell një frymë të re në tregun e birrës.
  • Një ambient pune dinamik, me ambicie të larta, me guximin për të sfiduar të zakonshmen dhe energji pozitive.
  • Ndërsa BIRRA EPOS rritet, rriteni edhe ju bashkë me ne – në përvojë, përgjegjësi dhe shpërblim.
  • Kultura e ekipit është e ndërtuar mbi pasionin, respektin dhe kreativitetin.
  • Trajnime të paguara sipas nevojave të pozicionit dhe ambicjes për tu rritur.
  • Checkup vjetor privat.
  • Pagesë mujore për dietat ditore ushqimore.
  • Përmes iniciativës “Femijët e kómbit”, ofrojmë pagesë fikse mujore për çdo fëmijë me pasaportë Shqipare deri 18 vjeç që ju keni në kujdestari.
  • Bonusi mirëseardhjes.
  • Sistem bonusi mujor me qasje prej sipërmarrësi.
Aplikoni si më poshtë!

e-mail në: hr@birraepos.com
Afati i aplikimit: 28 Korrik 2025

*BIRRA EPOS është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithpërfshirës për secilin nga anëtarët e ekipit.
 


Apply
Back
Top