• Analist i operacioneve te shitjes

ANALIST i OPERACIONEVE TE SHITJES

Shoqëria "NELT" sh.p.k pjesë e "NELT Group", një nga kompanitë lidere të distribucionit në Ballkanin Perëndimor në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha si Beiersdorf, Mondelez, Muller, Manner, Mutti, Trompenburg, Seba med , Baby Food Factory, etj

Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.

Nelt shpk kërkon një kandidat potencial për të plotësuar vendin vakant për:

ANALIST i OPERACIONEVE TE SHITJES

Departamenti Shitjeve

Vendbanimi : Tirane ose Durres

DETYRAT:
  • Analizon dhe përpunon të dhënat që lidhen me performancën e shitjeve, promocionet, xhiron ditore dhe raportet e shitjes.
  • Mbështet ekipin e shitjeve dhe menaxhmentin me raporte analitike mbi arritjen e objektivave dhe propozime për përmirësim.
  • Koordinon proceset javore, mujore dhe vjetore si: inventarët, analizat e xhiros, bonuset, pozicionimet dhe skontot.
  • Komunikon dhe ndjek në mënyrë të strukturuar raportimin me furnitorët/partnerët e biznesit.
  • Përgatit prezantime dhe analiza profesionale për brande të ndryshme.
  • Gjeneron dhe përditëson raporte periodike për tregues si: sell-in, sell-out, stoku, gjurmimi i produkteve, etj.
KËRKESAT:
  • Diplomë e arsimit të lartë në Ekonomi, Informatikë Ekonomike, Matematikë apo Fizikë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur).
  • Aftësi shumë të mira në MS Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi analitike të shkëlqyera dhe saktësi në përpunimin e të dhënave.

KUSHTE TE TJERA:
  1. Një mjedis dinamik dhe mbështetës ku idetë tuaja vlerësohen
  2. Mundësi për zhvillim personal dhe profesional
  3. Një kulturë që inkurajon bashkëpunimin, përgjegjësinë dhe ekselencën
  4. Pagë konkurruese dhe përfitime të tjera
  5. Orar pune: e Hënë – e Premte, 08:00 – 16:30.

Apliko tani!

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e emailit:
[B]Hr.al@nelt.com[/B]

Ose te kontaktojne ne WhatsApp ne numrat 355689008590 / 355674028901

Afati për aplikim: deri më 30.04.2025


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Nelt sh.p.k garanton trajtimin konfidencial të të gjitha aplikimeve në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe do t’i përdorë ato vetëm për qëllime rekrutimi.



__________________
Nelt Sh.p.k.
Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top