Analist i Lartë Biznesi
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023
Pozicioni: Analisti i Lartë i Biznesit
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Analisti i Lartë i Biznesit ofron analiza dhe sugjeron strategji për partnerët dhe palët e interesuara kryesore të kompanisë. Ai/Ajo gjithashtu rishikon proceset e biznesit për të ndihmuar në diagnostikimin e rreziqeve financiare të kompanisë. Ky pozicion kërkon një kombinim të fortë të aftësive analitike, të menduarit strategjik dhe të komunikimit efektiv për të mbështetur shëndetin financiar dhe rritjen e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Përgatit paketa raportimi biznesi për menaxhimin, aksionerët dhe institucionet financiare sipas formatit dhe frekuencës së kërkuar;
- Kryen analiza devijimesh për të krahasuar rezultatet reale me ato të buxhetuara, duke identifikuar tendencat kryesore dhe duke ofruar njohuri të vlefshme për menaxhimin;
- Bashkëpunon me Menaxherët e Financës dhe Menaxherët e Projekteve për të optimizuar rezultatet financiare dhe për të mbështetur iniciativat strategjike;
- Zhvillon dhe mirëmban modele financiare për të mbështetur marrjen e vendimeve strategjike;
- Përgatit dhe vlerëson planet e biznesit dhe buxhetet e kompanisë dhe raporton te Menaxheri i Financës;
- Zhvillon dhe mirëmban parashikime afatgjata për fitim, investimet dhe rrjedhën e parasë të kompanisë;
- Analizon qëndrueshmërinë e projekteve përmes treguesve financiarë si NPV, IRR, periudha e kthimit të investimit dhe metrika të tjera kyçe;
- Kryen vlerësime të rregullta të rrezikut për të parandaluar çështje të mundshme;
- Mbështet ekipin drejtues në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë financiare të kompanisë;
- Ofron analiza financiare dhe njohuri për të mbështetur vendime strategjike në lidhje me investime, blerje dhe shitje aktivesh;
- Përgatit dhe paraqet raporte dhe përditësime financiare për ekipin drejtues dhe menaxherin e financës;
- Bashkëpunon me Menaxherët e Financës dhe të Projekteve për të vlerësuar fizibilitetin financiar të projekteve dhe investimeve të reja;
- Siguron komunikim dhe koordinim efektiv me ekipin e financës në bashkëpunim me Menaxherët e Financës.
Edukimi: Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet apo një fushë të ngjashme. Preferohet Diplomë Master ose certifikime profesionale (si p.sh. ACCA, CFA).
Kualifikime të tjera:
- Minimumi 5 vite përvojë në raportim financiar, analiza dhe kontroll financiar, preferohet në industrinë e pasurive të paluajtshme;
- Aftësi të avancuara në modelimin financiar, si dhe njohuri të thelluara në përdorimin e mjeteve dhe programeve të analizës financiare (si Excel, ERP System, BI Tools);
- Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve, me vëmendje të lartë ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar, me mundësi për të paraqitur informacion financiar kompleks në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur;
- Përvojë e dëshmuar në udhëheqje dhe menaxhim të ekipeve;
- Njohuri të thelluara mbi standardet e kontabilitetit, rregulloret financiare dhe kërkesat për përputhshmëri të rëndësishme për industrinë e pasurive të paluajtshme.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...001/Senior-Business-Analyst?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 23/05/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply WhatsApp