AMSTERDAM – GIETHORN — 4 Dite (3 Netë) ➡ Nisje 🔹 10 Prill 🔹 17 Prill 🔹 24 Prill 🔸 1 Maj 🔸 15 Maj 🔸 22 Maj
- Tirane
- per ku? Shteti
- Hollande
- Tipi
- City-tour | Vizita qytetesh
- Sa nete
- 3
- Cmimi Euro
- 459 €
AMSTERDAM – GIETHORN — 4 Dite (3 Netë) Nisje 10 Prill 17 Prill 24 Prill 1 Maj 15 Maj 22 Maj
VIZITOJMË
Amsterdam
Roterdam
Hagë
Giethorn
Zaanse Schans
Eindhoven
.
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
MUAJI MARS 2024
Nisje 21 Mars — 4 Ditë (3 Netë) — Sold Out
MUAJI PRILL 2024
Nisje 10 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 459€
Nisje 17 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 459€
Nisje 24 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 459€
MUAJI MAJ 2024
Nisje 1 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 489€
Nisje 15 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 489€
Nisje 22 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 489€
HOTELET
Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje në Amsterdam – Roterdam për 2 netë dhe në Eindhoven për 1 natë
Oraret e fluturimit sipas datave të tureve
Turi 21-24 Mars (Në këtë tur vizita ne Bruksel nuk përfshihet)
Nisja 21 Mars ora 06:55 nga Tirana dhe mbërritja në Eindhoven në orën 9:55
Kthimi 24 Mars ora 10:40 nga Eindhoven dhe mbërritja në Tiranë në orën 13:10
Turi 10-13 Prill
Nisja 10 Prill ora 06:55 nga Tirana dhe mbërritja në Eindhoven në orën 9:55
Kthimi 13 Prill ora 20:25 nga Bruksel dhe mbërritja në Tiranë në orën 22:55 Turi 17-20 Prill
Nisja 17 Prill ora 06:55 nga Tirana dhe mbërritja në Eindhoven në orën 9:55
Kthimi 20 Prill ora 20:25 nga Bruksel dhe mbërritja në Tiranë në orën 22:55
Turi 24-27 Prill
Nisja 24 Prill ora 06:55 nga Tirana dhe mbërritja në Eindhoven në orën 9:55
Kthimi 27 Prill ora 20:25 nga Bruksel dhe mbërritja në Tiranë në orën 22:55
Turi 1-4 Maj
Nisja 1 Maj ora 06:55 nga Tirana dhe mbërritja në Eindhoven në orën 9:55
Kthimi 4 Maj ora 20:25 nga Bruksel dhe mbërritja në Tiranë në orën 22:55
Turi 15-18 Maj
Nisja 15 Maj ora 06:55 nga Tirana dhe mbërritja në Eindhoven në orën 9:55
Kthimi 18 Maj ora 20:25 nga Bruksel dhe mbërritja në Tiranë në orën 22:55
Turi 22-25 Maj
Nisja 22 Maj ora 06:55 nga Tirana dhe mbërritja në Eindhoven në orën 9:55
Kthimi 25 Maj ora 20:25 nga Bruksel dhe mbërritja në Tiranë në orën 22:55
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1 : HAGE – ROTERDAM
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:55 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:45.
Pas procedurave të check in ndalesë për të vizituar qendrën e Eindhoven. Pas vizitës nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes.
Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven.
Nisja drejt Amsterdamit pasdite dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit.
Fjetia në Amsterdam.
Dita 2: AMSTERDAM
Mëngjesi në Hotel.
Në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit.
Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna.
Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e tyre të shek 16 dhe 17.
Për fatlumit parku i Tulipaneve Keukenhof, më i famshmi dhe i bukuri në Europë, do të jetë i hapur gjatë ditëve 21 mars – 12 maj, dhe Ne nuk do të mungojmë pa e vizituar simolin e Amsterdamit, parkun e Tulipanëve.
Akomodimi në hotel në Amsterdam dhe mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të kryeqytetit.
Dita 3: ZAANSE SCHAN – GIETHORN
Mëngjesi në Hotel.
Transfertë në fshatin turistik Zaanse Schan, për të shijuar peisazhet unikale me mullijtë e erës, te një ndër atraksionet turistike më të vizituar të Amsterdamit.
Pas vizitës në Zaanse Schans, udhëtojmë drejt një tjetër lokacioni magjepsës ts Hollandës, si Giethorn, i njohur edhe si “Venecia e Veriut”, pasi Giethorn është i aksesueshëm plotësisht vetëm nëpërmjet varkave dhe Gondolave.
Vizitë në Giethorn. Opsionale shëtitje me varka turistike.
Pas vizitës në Giethorn nisja drejt Eindhoven.
Akomodimi në hotel, mbrëmje e lirë.
Fjetia në Eindhoven
Dita 4: BRUKSEL
Programi per Turin 21-24 Mars
Mëngjesi në Hotel.
Transferta për në aeroportin e Eindhoven për fluturimin direkt Eindhoven – Tiranë. Nisja në orën 10:20 nga Eindhoven dhe mbërritja në Tiranë në orën 12:50.
Programi per Turet në Prill dhe Maj
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Brukselit.
Vizitë panoramike e qendrës së qytetit ku vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Manneken Pis. Konsumimi i drekës në Bruksel dhe mundësi për të provuar cokollatat e famshme belge.
Pasdote Transferta për në aeroportin e Brukselit për fluturimin direkt Bruksel – Tiranë. Nisja në orën 20:25 nga Brukseli dhe mbërritja në Tiranë në orën 22:55.
NË ÇMIM PËRFSHIHET
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Eindhoven dhe Bruksel – Tiranë.2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel për 2 netë në (Amsterdam – Roterdam) dhe 1 natë në Eindhoven
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 30cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
1. Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet në çmim2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
SHENIME:
►Duhet të dini se:——————————————————-Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit me shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Contact WhatsApp